TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Ahmet Ismaili dhe Khaled Mohamed Balama, Guvernator i Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), që synon forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës në fushat me interes të përbashkët.

Nënshkrimi u zhvillua në selinë e CBUAE-së në Abu Dhabi.

Në kuadër të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, të dyja palët do të avancojnë koordinimin në fushat mbikëqyrëse dhe rregullative, si dhe do të shkëmbejnë ekspertizë lidhur me zhvillimin e teknologjisë financiare, politikën monetare, masat makroprudenciale dhe stabilitetin financiar.

Memorandumi i Mirëkuptimit përfshin gjithashtu një numër fushash prioritare, duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirjen dhe edukimin financiar, bankimin me parime islame, mbikëqyrjen bankare, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e sistemeve të pagesave, zbatimin e standardeve ndërkombëtare prudenciale, si dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (AML/CFT), në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të të dyja palëve.

Duke komentuar nënshkrimin, Shkëlqesia e Tij, Khaled Mohamed Balama, Guvernator i CBUAE-së, tha “Ky Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës vjen në një kohë të transformimeve të shpejta në sektorin financiar global, të cilat kërkojnë kanale më të fuqishme institucionale të bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi, synojmë të shkëmbejmë njohuri dhe praktika më të mira që rrisin gatishmërinë dhe aftësinë e sektorit financiar për të ecur në hap me ndryshimet, në mbështetje të vizionit të lidershipit tonë dhe interesave të ndërsjella të të dy vendeve”.

Ahmet Ismaili, Guvernator i BQK-së, tha: “Ky Memorandum i parë i Mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përbën një moment historik për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ai pasqyron përkushtimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione partnere me reputacion të lartë, forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe mbështetjen e modernizimit të vazhdueshëm të sektorit financiar të Kosovës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ: 78% e kutive të përfunduara

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

Rama për Vanity Fair: Investimet në jug konform standardeve të BE-së, nuk e jap dorëheqjen

Rama për Vanity Fair: Investimet në jug konform standardeve të BE-së, nuk e jap dorëheqjen

“Ditari”- 16.06.2026

“Ditari”- 16.06.2026

Suedia miraton ligje të reja që ashpërsojnë masat ndaj imigracionit

Suedia miraton ligje të reja që ashpërsojnë masat ndaj imigracionit

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

KFOR-i, zjarrfikësit dhe emergjencat, stërvitje të përbashkët në Bondsteel

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ: 78% e kutive të përfunduara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën