TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

Gjatë kësaj vizite, kryetari Krasniqi dhe kryetari Lladrovci kanë vizituar disa projekte të cilat janë në zhvillim e sipër në Komunën e Drenasit me buxhet vetanak të Komunës.

Në Drenas, kryetari Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me punën, angazhimin dhe performancën e kryetarit Lladrovci dhe ekipit të tij, diçka që tashmë është njohur dhe vlerësuar radhazi si më e mira.

“Në vazhdën e vizitave të mija nëpër komunat e Kosovës, sot kisha kënaqësinë që të vizitoj Drenasin. Së bashku me Kryetarin Lladrovci kishim takime dhe diskutime të shumta, por edhe vizita të projekteve të cilat tashmë janë duke u zbatuar. E përgëzoj Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij për këto projekte, përkundër sfidave që i kanë. Posaçërisht nga mungesa e mbështetjes nga Qeveria qendrore”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i PDK-së tha se të gjitha këto punime të cilat i kanë vizituar, janë punime që janë bërë me buxhetin e komunës dhe me grantin e performancës së mirë që është fituar nga kryetari Lladrovci në të kaluarën dhe tash.

Sipas kryetarit Memli Krasniqi, ky është problemi që evidentohet në çdo komunë, çdo ditë, në secilën vizitë.

“Është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e kësaj Qeverie karshi komunave të Kosovës, sepse ato janë dera e parë e qytetarëve tanë. Për të përmirësuar shërbimet dhe mirëqenien e tyre. Qeveria duhet të ndihmojë komunat me mjete shtesë. Ju e patë që kanë projekte tejet të rëndësishme, urat të cilat e lehtësojnë qarkullimin e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, projekt që nuk e ka mbështetur kjo Qeveri. Po ashtu edhe projekti që ndërlidhet me ujësjellësin. Kur jemi te uji, si një nevojë bazike, përderisa Qeveria e Kosovës merr vendime që të obligojë gastronomët që t’u shërbejë ujë nga kroji qytetarëve që pijnë kafe, në anën tjetër, këtu në Drenas, e njëjta Qeveri, nuk është duke u ndihmuar qytetarëve që të kenë furnizim me ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problem në baza ditore”, ka thënë Kryetari Memli Krasniqi.

Në anën tjetër, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar kryetarin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen e tij të parezervë për të shtyrë përpara projektet në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

“Së bashku me kryetarin vizituam tri projekte në komunën tonë të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht. Nga vërshimet e fundit në Drenas janë shkatërruar disa ura, prandaj ne jemi duke i ndërtuar disa dhe riparuar disa të tjera. Po ashtu, jemi duke shtuar kapacitetet e ujësjellësit në komunën tonë. Ndërkaq, aktualisht jemi në vendin ku po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza. Shumë shpejtë ne do të jemi komuna e parë që kemi me i largu ujërat e zeza nga lumenjtë. Shumë projekte të tjera kanë ngecur për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së, por besoj tani do zhvillohen më mirë”, ka thënë Lladrovci.

Kjo ishte vizita e radhës e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në turin e tij të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe ofrimit të mbështetjes politike për një qeverisje në të mirë të qytetarëve të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Alijaj: Kandidatura mes Hamzës e Hoxhajt në PDK, zhvillim pozitiv – çdo parti duhet të ketë garë të brendshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Guri: Bllokada e LVV-së po na çon drejt zgjedhjeve të pashmangshme

Guri për Konjufcën: Po e shtyn qëllimisht procesin, nuk kërkoi vota nga askush

Guri për Konjufcën: Po e shtyn qëllimisht procesin, nuk kërkoi vota nga askush

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prizren, njëri në gjendje më të rëndë

Kroacia kualifikohet në Botëror

Kroacia kualifikohet në Botëror

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prizren, njëri në gjendje më të rëndë

Bajqinovci: Qeveria Konjufca duhet të votohet urgjentisht për të shmangur kolapsin financiar

Bajqinovci: Qeveria Konjufca duhet të votohet urgjentisht për të shmangur kolapsin financiar

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën