TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

by teve1
3 orë ago
0
A A
KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar të hënën kërkesën për buxhet shtesë në vlerë prej 11 milione e 142 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, për vitin 2027.

Derisa buxheti i planifikuar për vitin 2027 ishte mbi 21 milionë euro, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, tha se planifikimi i buxhetit është i pamjaftueshëm për përmbushjen e obligimeve ligjore që kanë karshi stafit, operatorëve ekonomikë, ekspertëve apo avokatëve.

Në mbledhjen mbajtur të hënën, Vuniqi tha se sfidat kryesore janë mungesa e pozitave të nevojshme, mungesa e buxhetit të kategoritë e pagave dhe mëditjeve, për mallra dhe shërbim dhe për investime kapitale.

Vuniqi sqaroi se në kërkesën buxhetore ndër të tjera parashihen që të shtohen edhe 39 pozita të reja për Prokuror të Shtetit.

“Në kërkesën buxhetore janë përfshirë tre objektiva strategjike sipas planit strategjik dhe kornizës afatmesme të shpenzimit të vitit 2027-29, forcimi i sundimit të ligjit, efikasiteti në luftimin e krimit, transparenca dhe qasja në drejtësi, secila nga objektivat strategjike përfshinë aktivitetin dhe treguesin sipas planit strategjik.. Nga këndvështrimi i buxhetit sfidat kryesore janë mungesa e pozitave të nevojshme, mungesa e buxhetit te kategoritë e pagave dhe mëditjeve, të buxhetit për kategorinë e mallrave dhe shërbimin si dhe mungesa e buxhetit për kategoritë e investimeve kapitale. Nevojat dhe pozitat shtesë për vitin 2026 anë kërkesa për 39 prokurorë të ri dhe 146 pozita për staf administrativ”, tha Vuniqi.

Ai tha se mosaprovimi i kërkesës buxhetore që sot po e miratojnë, do të nënkuptonte vështirësi të mëdha dhe mospërmbushje të obligimeve që kanë.

“Buxheti i aprovuar dhe numri i stafit në të gjitha kategoritë ekonomike për 2027 është 969 pozita, pagat dhe shestat mbi 40 milion e 598 mijë, mallrat dhe shërbimet mbi 3 milion e 694 mijë, shpenzimet komunale 299 mijë e 116 euro. Shpenzime tjera kapitale janë 2 milion e 534 mijë, subvencionet dhe transferet 14 mijë. Gjithsej buxheti i aprovuar për 2027 është 21 milion e 141 mijë e 298 euro..41:52 Rrjedhimisht raporti për buxhetin e aprovuar dhe të planifikuar të ketë ngritje me kërkesën buxhetore prej 11 milionë e 142 mijë euro. Nëse kërkesat buxhetore nuk aprovohen sipas këtij plani, vështirësitë që do të ketë Sistemi Prokurorial janë mungesa e stafit, numër i vogël i prokurorëve në raport me nevojat dhe kërkesat e gjykatave, mungesa për bashkëpunëtorë profesional, mungesa e zyrtarëve për ndërmjetësim, e mbrojtësve të viktimave”, tha ai.

KPK miratoi kërkesën buxhetore ku kryesuesi, Arian Gashi tha se kërkesa buxhetore i dërgohet Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se këto kërkesa janë të domosdoshme për të përfunduar detyrat e përcaktuar me ligj.

“Nevojat e sistemit prokurorial janë evidente, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë diçka të arsyeshme që është e domosdoshme për kryerjen e detyrave tona, në mënyrë që të ofrojmë shërbimet që jemi të obliguar sipas ligjit.. Të njëjtat do adresohen shpejt dhe të gjejnë zgjidhje”, tha Gashi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Votat e diasporës i japin LVV-së një ulëse më shumë në Kuvend, PDK humb një mandat

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Muja kritikon rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk mund të kthehesh pas pesë vitesh sikur s’ka ndodhur asgjë

Ballkani gjobitet nga UEFA, rrezikon përjashtimin nga garat

Ballkani gjobitet nga UEFA, rrezikon përjashtimin nga garat

Messi dhe Ronaldo mund të përballen në çerekfinale

Messi dhe Ronaldo mund të përballen në çerekfinale

Portugalia anulon stërvitjen

Portugalia anulon stërvitjen

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Ekipi italian ofron 6 milionë euro për Rrahmanin

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Debutim historik, Kepi i Gjelbër barazon me Spanjën

Debutim historik, Kepi i Gjelbër barazon me Spanjën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën