TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Sazani nuk shitet, në Zvërnec mbrohet mjedisi

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Përmes një reagimi të gjerë në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sqaruar pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me dy prej projekteve turistike më të debatuara të kohëve të fundit: zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit.

Duke i cilësuar argumentet e tij si “fakte jashtë kanaleve të turbullta të internetit”, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë akuzat për tjetërsim të pronave publike apo shkatërrim të zonave të mbrojtura mjedisore.

Ai ka theksuar prerazi se Ishulli i Sazanit është dhe do të mbetet pronë e patjetërsueshme e shtetit shqiptar.

Modeli i investimit i propozuar nuk parashikon shitjen e tokës, por përfshirjen e shtetit si aksioner në këtë zhvillim strategjik turistik.

“Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj toke shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar. Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare.”, shkruan Rama.

Sipas kreut të qeverisë, investitorët nuk kanë paraqitur ende një projekt arkitektonik apo studim mjedisor të detajuar, por kanë treguar një qasje bashkëpunuese dhe respekt të plotë ndaj institucioneve shqiptare.

Lidhur me zonën e investimit në Zvërnec, Rama sqaroi se bëhet fjalë për një pronë private të regjistruar prej kohësh në kadastër, të cilën investitorët e kanë blerë në mënyrë të ligjshme. Sipas tij, pavarësisht pretendimeve gjyqësore që ekzistojnë mbi këtë pronë nga palë të treta (ish-pronarë dhe ish-anëtarë të kooperativës bujqësore), ligji lejon zhvillimin e pronës nga zotëruesit aktualë të titujve.

“Por ndërkohë, sipas ligjit shqiptar dhe sipas çdo ligji në botë mbi pronën private, pretendimet e palëve të treta nuk e ndalojnë dot as zhvillimin e as shitjen e pronës nga subjektet që e kanë atë të regjistruar në kadastër. Regjistrimet në këtë zonë janë bërë kohë përpara ardhjes së kësaj shumice qeverisëse në detyrë.”, shkruan Rama.

Kryeministri përmendi gjithashtu ndërhyrjen e SPAK-ut për njërin nga shitësit, duke theksuar pavarësinë dhe funksionimin e drejtësisë:

“Rasti e ka sjellë që SPAK-u të kishte një hetim të hapur për njërin nga shitësit e pronës, lidhur me një çështje tjetër. Me kërkesë të prokurorëve e me vendim të gjykatësve, shuma e derdhur nga investitorët për blerjen e asaj pjese të pronës është ekzekutuar si transaksion në favor të investitorëve, pa ka kaluar tek shitësi po në një llogari bankare të ngrirë. Kjo do të thotë se nëse dhe vetëm kur gjykata t’i japë të drejtë njërit apo disa prej pretendentëve të pronës në fjalë, ata do të mund të marrin nga ky fond shumën që u takon.”

Sipas kryeministrit, sa më lart tregon qartë se shitblerja e pronës në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, po lidhet thjesht me marrëdhënien më elementare mes subjektesh private, në një sistem ku e drejta e pronës private është e drejtë themelore e njeriut.

Rama thekson se nga ana tjetër, sa më lart tregon qartë edhe që “organet e drejtësisë kanë vepruar jo vetëm në pavarësi të plotë, po edhe në interes të shtetit e në mbrojtje të së drejtës së pronës private, qoftë kur e kanë konsideruar korrekt transaksionin e kryer nga investitorët, qoftë kur kanë vendosur vendosjen e shumës në një llogari të ngrirë.”

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) e kishte refuzuar fillimisht masterplanin në shtator 2024, duke kërkuar ulje të intensitetit të ndërtimit dhe mbrojtje strikte të lagunës. Vetëm në mars 2026 u miratua një leje zhvillimore (jo leje ndërtimi) mbi një draft të ri ku ishin reflektuar kërkesat shtetërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Gjermania e nis botërorin me fitore të thellë kundër debutuesit

Gjermania e nis botërorin me fitore të thellë kundër debutuesit

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Në qeverisjen e Haradinajt, KEK-u shënoi rekordet më të ulëta të prodhimit

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën