TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koalicioni i gjerë shihet si zgjidhja për tejkalimin e ngërçit politik

Për të formuar institucionet dhe shmangur edhe një palë zgjedhje të reja, njohësit e politikës vlerësojnë se partitë politike duhet të bashkëpunojnë në krijimin e një koalicioni më të gjerë.

by Adea Mustafaj
3 orë ago
1 0
A A

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ende nuk janë certifikuar.

Megjithatë, diskutimet politike tashmë janë përqendruar te krijimi i institucioneve të reja.

Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, që deri tani ka siguruar 50 ulëse në Kuvend, deklaroi se do të komunikojë me partitë e tjera për çështjen e presidentit.

Por sipas politologut Avdi Smajljaj, nëse bashkëpunimi bëhet vetëm për president, kjo do ta zvogëlonte mundësinë për negocim.

“Kjo është një shenjë, do të thoja, jo shumë e frytshme në rast se presim krijimin e institucioneve, sepse sikur të ishte bashkëpunimi edhe për qeverinë, edhe për presidentin, atëherë mundësitë do të ishin shumë më të mëdha që të kemi një zgjidhje dhe vendi mos të shkojë në zgjedhje prapë. Por në rast se bashkëpunimi kërkohet vetëm për president, kjo sikur i ul nevojën e partive opozitare që të jenë pjesë e negociatave”, tha ai.

Zgjidhja më e duhur, sipas Smajljaj, është një koalicion i gjerë mes partive.

“Zgjidhja më e shëndetshme do të ishte një bashkëpunim më i gjerë që do të krijonte një koalicion të gjerë, mes Vetëvendosjes dhe ndonjë prej partive më të mëdha, ose edhe me dy parti të tjera po e zëmë. Në rast se njëra parti e madhe nuk e mbërrin mjaftueshëm, mund të marrë edhe një parti tjetër. Besoj se kjo është ajo që i duhet aktualisht vendit, sepse tani më po e shohim këtë bllokadën dhe ngërçin gati dy vite pa institucione të rregullta”.

Se partitë duhet të bashkëveprojnë e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.

“I domosdoshëm është bashkëpunimi. Domosdoshmërisht duhet bashkëpunuar me dikë për ta zgjedhur presidentin, nuk zgjidhet presidenti, kot është rezultati që e arrin cilado parti, kot është konstituimi i Kuvendit dhe i qeverisë sepse duhet përsëri të shkojmë në zgjedhje të rej”, tha profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Moszgjedhja e presidentit do t’i drejtonte sërish qytetarët te kutitë e votimit.

Mirëpo një gjë e tillë, konsiderohet se do t’i dëmtonte edhe më shumë partitë politike.

“Dalja më e vogël në përqindje e votuesve reflektohet pastaj në rezultat më shumë negativisht, pra më shumë te partia më e madhe, e mandej te këto të tjerat më të voglat më pak në përqindje dhe në cilësi, domethënë në numër të ulëseve në Kuvend. Prandaj ato do të dëmtohen substancialisht dhe mund ta vënë shtetin në rrezik, dhe kjo nuk nuk lejohet në asnjë mënyrë”, tha ia.

Sipas rezultateve preliminare, parti e parë nga zgjedhjet e 7 qershorit doli Vetëvendosje, duke marrë  42.47 për qind të votave, nga të cilat kanë mbetur pa numëruar votat me postë, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

KB Ylli prezanton ish-selektorin e Kosovës

KB Ylli prezanton ish-selektorin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën