Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët për ndryshime në qarkullimin rrugor pas hapjes së unazës së brendshme të qytetit.
Sipas Ramës, me funksionalizimin e kësaj pjese të infrastrukturës rrugore do të ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalizimin e ri rrugor të vendosur në këtë zonë.
“Me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme, ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi ‘Dukagjini’ në drejtim të qendrës. Ju ftojmë për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit sot dhe për respektimin e sinjalizimit të ri rrugor”, ka njoftuar Rama./teve1.info/







