Deri në mëngjesin e së shtunës, procesi i numërimit të votave ka arritur në 92 për qind. Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 2,497 nga gjithsej 2,691 vendvotime në nivel vendi.
Aktualisht, numërimi po vazhdon vetëm në Prishtinë, e cila mbetet komuna e vetme ku ky proces ende nuk ka përfunduar.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 44.09 për qind të votave. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.82 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.07 për qind. Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.09 për qind.
Bazuar në rezultatet aktuale, shpërndarja e ulëseve në Kuvend është si vijon: LVV-ja 50 mandate, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 8 mandate.
10 kandidatët më të votuar sipas partive
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti – 256,892 vota
Glauk Konjufca – 203,723 vota
Albulena Haxhiu – 121,280 vota
Hekuran Murati – 103,532 vota
Donika Gërvalla – 98,968 vota
Xhelal Sveçla – 80,926 vota
Hajrulla Çeku – 68,623 vota
Mimoza Kusari-Lila – 64,923 vota
Ejup Maqedonci – 61,877 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza – 117,587 vota
Përparim Gruda – 71,713 vota
Arian Tahiri – 62,175 vota
Uran Ismaili – 58,760 vota
Sala Jashari – 37,893 vota
Ganimete Musliu – 29,696 vota
Arben Mustafa – 28,046 vota
Enver Hoxhaj – 27,772 vota
Rrahman Rama – 26,817 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
Vjosa Osmani-Sadriu – 81,493 vota
Lumir Abdixhiku – 73,904 vota
Doarsa Kica-Xhelili – 58,825 vota
Hykmete Bajrami – 46,525 vota
Avdullah Hoti – 42,807 vota
Kujtim Shala – 35,611 vota
Ukë Rugova – 35,526 vota
Anton Quni – 28,608 vota
Lutfi Haziri – 26,395 vota
Armend Zemaj – 25,040 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ardian Gjini – 40,609 vota
Ramush Haradinaj – 36,516 vota
Daut Haradinaj – 27,575 vota
Besnik Tahiri – 24,167 vota
Bekë Berisha – 19,898 vota
Burim Ramadani – 17,665 vota
Time Kadrijaj – 16,836 vota
Agim Çeku – 15,643 vota
Arbër Tolaj – 14,442 vota
Albana Bytyqi – 9,660 vota.







