TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shumica e grave sigurojnë ulëset në Kuvend pa nevojë të kuotës

Edhe në këto momente në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave. Mbi 90% e kutive tashmë janë përfunduar nga komisionerët. Kështu, po merr formë përbërja e re e Kuvendit.

by Fetije Kamberi
4 muaj ago
3 1
A A

Pesë ditë pas zgjedhjeve, janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit.

E tashmë pothuajse përfundimisht dihen emrat e kandidatëve për deputet të partive politike që do të jenë në Kuvend.

Nga Vetëvendosje, numri i përfaqësimit ka shkuar në 49 pas numërimit të një të pjese të diasporës.

Si deputetë të rinj brenda legjislativit me Vetëvendosjes, janë konfirmuar Valon Peci, Jeton Raka, e Sylejman Meholli.

Ndërsa përfundimisht duket se jashtë do të mbesin Fjolla Ujkani, Fitim Haziri, Naim Bardiqi e Vigan Qorolli.

Përfaqësim përgjysmë më pak se partia në pushtet në Kuvend, do të ketë Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetët e PDK-së do të zënë gjithsej 24 ulëse në legjislaturën e re.

Si shkak i kuotës gjinore, jashtë Kuvendit duket se do të mbesin Rrustem Mustafa, Xhavit Haliti e Adriatik Berisha.

Vendet e tyre do t’i zënë Eliza Hoxha, Ariana Musliu Shoshi e Kosovare Murseli.

E me 19 deputetë në Kuvend do të përfaqësohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në LDK të gjitha gratë e siguruan ulësen në Kuvend pa pasur nevojë për kuotën gjinore.

Albena Reshitaj e Jeta Stovci janë dy nga to që e përmbyllin këtë listë.

Jashtë ka mbetur ish deputetja, Adelina Thaqi Meta.

E kuota ka luajtur rol edhe në Aleancë.

Nga kjo parti që në Kuvend do të kenë tetë ulëse, përmes kuotës në Kuvend do të hyjnë Time Kadrijaj, Albana Bytyqi e Teuta Haxhiu.

Votat e mjaftueshme i kanë siguruar edhe Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri e Bekë Berisha.

Megjithatë, Ardian Gjini si kryetar i Gjakovës pritet ta liroj vendin në Kuvend. Mandatin ka njoftuar se do ta dorëzoj edhe Daut Haradinaj.

Prandaj, sipas numërimit të tanishëm të votave, ata pritet të zëvendësohen nga Burim Ramadani dhe Agim Çeku.

Nga partitë e mëdha shqiptare, vetëm në dy nga to gratë siguruan ulëse përmes kuotës, në PDK dhe AAK.

Disa nga kandidatet gra janë në mesin e njerëzve më të votuar në Kosovë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deri më tani ka siguruar mbi 110 mijë vota.

Numër të lartë të votave kanë siguruar edhe Donika Gërvalla e Mimoza Kusari Lila, mbi 89 mijë njëra, e mbi 58 mijë tjetra.

Në PDK dy gratë më të votuara janë Vlora Çitaku me mbi 37 mijë vota dhe Sala Jashari me mbi 36 mijë vota.

E në LDK bartësja e Vjosa Osmani ka marrë 78 mijë vota, e pas saj renditen Doarsa Kica Xhelili me afër 56 mijë vota, dhe Hykmete Bajrami me mbi 44 mijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haradinaj: Kurti e ka problem Republikën e 17 shkurtit, synon ta shpërbëjë

Haradinaj: Më 6 tetor do të duhej të ishim krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

Barcelona reagon për dëshmitë e Real Madridit në UEFA

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Çfarë mund të shohë ChatGPT në kompjuterin tuaj?

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7 në kombëtare

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: Prioritet është zgjedhja e presidentit, jo ndryshimi i Ligjit për Specialen

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën