TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Guerot: Studimet jashtë vendit sjellin ndryshime të thella jo vetëm profesionale, por edhe personale

by teve1
2 orë ago
0
A A
Guerot: Studimet jashtë vendit sjellin ndryshime të thella jo vetëm profesionale, por edhe personale

Në kuadër të “Alumni Day në Kosovë” është mbajtur një ngjarje e dedikuar diskutimeve mbi inovacionin, sipërmarrësinë dhe kërkimet shkencore, ku mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ngjarja mblodhi alumni të ndryshëm të programeve të bursave franceze, të cilët ndanë përvojat e tyre akademike dhe profesionale, duke theksuar ndikimin e studimeve jashtë vendit në zhvillimin personal dhe profesional.

Ambasadori Guerot theksoi rëndësinë e bashkëpunimit akademik mes Francës dhe Kosovës si dhe mundësitë që ofrohen për studentët ndërkombëtarë.

Ai shtoi se studimet jashtë vendit sjellin ndryshime të thella jo vetëm profesionale, por edhe personale.

“Mbështetja e shkëmbimeve akademike francezo-kosovare është pjesë përbërëse dhe një nga prioritetet kryesore të veprimit tonë këtu në Kosovë… Ka më shumë se 1.000, mendoj rreth 1.300 programe studimi që zhvillohen në gjuhën angleze, pothuajse në të gjitha fushat. Ndoshta jo letërsia franceze në anglisht – megjithëse as për këtë nuk jam plotësisht i sigurt. Por për pjesën më të madhe të fushave të tjera, kushdo prej jush, miqve, të afërmve apo kujtdo që dëshiron të kalojë një vit ose një semestër në Francë, do ta ketë mundësinë ta bëjë këtë edhe në gjuhën angleze, edhe nëse nuk flet frëngjisht mjaftueshëm mirë. Ngjarja e sotme është përpjekja dhe kontributi ynë për t’ju ndihmuar juve, alumni, të lidheni me njëri-tjetrin. Rrjetëzimi (netëorking) është një fjalë kyçe jo vetëm që nga koha kur Facebook dhe të tjerët krijuan rrjetet sociale. Ai është pjesë e natyrës njerëzore që në themel – të krijojmë lidhje dhe të mbështesim njëri-tjetrin me këshilla ose, sipas rastit, me një gotë vere. Ju, alumni, keni aftësinë të krijoni një rrjet të tillë. Ambasada franceze dhe Instituti francez janë më se të gatshëm t’ju mbështesin, t’ju japin mundësi dhe të organizojnë aktivitete, por iniciativa duhet të vijë nga ju. Ne, si ambasadë, nuk mund ta krijojmë rrjetin e alumnive në vendin tuaj”, u shpreh Guerot.

Gentiana Balaj ndau përvojën e saj personale dhe transformimin që ka përjetuar gjatë studimeve në Francë.

“Për mua, Franca është dhurata më e madhe që i kam bëre vetes. Vërtet. Dhe nuk e them thjesht sa për ta thënë. Është dhurata më e madhe në të gjitha dimensionet. Kur e them këtë, e kam fjalën se jam rritur në nivele të ndryshme. Në nivel kulturor, kam takuar njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota…. Por kjo përvojë m ka ndihmuar të rritem dhe të piqem. Tani qëndroj këtu, qëndroj atje dhe mund të qëndroj kudo, sepse besoj më shumë te vetja…Sa i përket asaj që kam mësuar më shumë, mendoj se, si për ju të dy, ishte periudha kur fillova të mendoja për sportin. Këtu në Kosovë nuk e kemi këtë lloj edukimi për t’u marrë me sport. Prandaj, një nga gjërat që m ndryshoi ishte se në Francë fillova të notoja, të ecja më shumë dhe të kujdesesha për aktivitetin fizik”, tha Balaj.

Lekë Sahatqija vuri në pah rëndësinë e qasjes analitike dhe të menduarit kritik të fituar gjatë studimeve në Francë.

“Kjo pjesë e të qenët vetëm dhe e të pasurit nevojë të kujdesesha për veten dhe të zgjidhja vetë këto lloj problemesh ishte shumë e rëndësishme për mua… Ajo që na kërkonin të bënim vazhdimisht, veçanërisht në vitin e parë, ishte të përpiqeshim të provonim matematikisht formula që i njihnim prej fëmijërisë, në thelb që nga shkolla fillore… Kjo ka ndikuar shumë në mënyrën se si unë i shoh problemet shkencore, problemet inxhinierike dhe problemet e jetës në përgjithësi. Nëse zgjidhja që ke në mendje të duket e qartë dhe e vetëkuptueshme, atëherë duhet të jesh në gjendje të provosh pse ajo është zgjidhja e duhur dhe pse është rruga më e mirë për t’u ndjekur.”, tha Sahatqija.

Ndërkohë, Arven Syla foli për sfidat dhe rritjen personale gjatë qëndrimit në Francë dhe më pas në Zvicër.

“Sa i përket aspektit teknik dhe akademik, sigurisht që fitova shumë njohuri dhe mora shumë mbështetje. Këto më ndihmuan më vonë të pranohem në studimet e inxhinierisë në Zvicër, ku mësova shumë aftësi dhe kompetenca të ndryshme. Por, në nivelin personal, si një i ri 22–23 vjeç, të shkosh në një vend të huaj pa njohur askënd është një përvojë më vete. Takimi me njerëz nga e gjithë Franca dhe nga vende të tjera ishte diçka shumë e veçantë. Ende e kujtoj natën e parë kur mbërrita. Vazhdimisht pyesja veten: “A jam vërtet në Francë apo jo?”. Gjithçka dukej sikur ishte një simulim ose një ëndërr. Të zgjohesha në mëngjes, të isha vetëm, ndonjëherë pak i frikësuar, duke pyetur veten: “Çfarë po ndodh? Mos po humbas autobusin? Apo taksinë? Përballja dhe ekspozimi ndaj këtyre situatave të panjohura të ndihmon të rritesh edhe si person”, u shpreh Syla.

Organizatorët e “Alumni Day” theksuan se qëllimi i aktivitetit është krijimi i një rrjeti më të fortë bashkëpunimi mes ish-studentëve të programeve franceze, duke nxitur shkëmbimin e ideve në fushat e inovacionit, kërkimit shkencor dhe sipërmarrësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Aksident me fatalitet në Tiranë

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën