TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthimi që zhgënjeu? Filmi i ri i Jennifer Lopez përballet me kritika të ashpra?

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Rikthimi që zhgënjeu? Filmi i ri i Jennifer Lopez përballet me kritika të ashpra?

Jennifer Lopez është rikthyer në zhanrin që e bëri të famshme, por filmi i saj më i ri romantik nuk po merr reagimet që priste.

Komedi romantike “Office Romance”, e publikuar së fundmi në Netflix, është pritur ftohtë nga një pjesë e kritikëve ndërkombëtarë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje si skenarin ashtu edhe dinamikën mes personazheve kryesorë.

Në film, Lopez interpreton Jackie Cruz, një drejtoreshë ekzekutive në një kompani ajrore, e cila përfshihet në një marrëdhënie të ndërlikuar me avokatin e kompanisë, rol që luhet nga Brett Goldstein.

Historia zhvillohet mes sfidave profesionale dhe tensioneve romantike që lindin mes dy protagonistëve.

Megjithatë, recensuesit kanë kritikuar projektin për mungesë origjinaliteti, duke e cilësuar si një tjetër komedi romantike që ndjek formulat e zakonshme të zhanrit pa sjellë elemente të reja.

Sipas tyre, kimia mes Lopez dhe Goldstein nuk arrin të bindë, ndërsa dialogët dhe zhvillimi i ngjarjeve nuk krijojnë emocionin që publiku pret nga një histori romantike.

Disa kritikë kanë shkuar edhe më tej, duke theksuar se humori në film shpesh duket i ekzagjeruar dhe në momente devijon nga fryma klasike e komedive romantike, me skena që janë cilësuar të panevojshme për rrjedhën e historisë.

Pavarësisht pritshmërive të larta për rikthimin e Jennifer Lopez në një zhanër ku ka shënuar sukses me filma të njohur ndër vite, “Office Romance” duket se nuk ka arritur të fitojë zemrat e kritikëve, të cilët e konsiderojnë projektin një hap pas krahasuar me sukseset e mëparshme të yllit hollivudian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac Shakur

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac Shakur

Pas gati 30 vitesh, Shakira rikrijon foton legjendare që u kthye në meme

Pas gati 30 vitesh, Shakira rikrijon foton legjendare që u kthye në meme

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik

“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Specialja e refuzon për të 27-ën herë-Thaçi në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Gjini: Sot kemi hyrë në krizë të re, është grusht-shtet i brendshëm

Aleanca konfirmon se Gjini ka marrë ftesë në Whatsapp nga Kurti për takim

Version i ri i aktakuzës për Masakrën e Mejës – kërkohet të trajtohet me prioritet

Version i ri i aktakuzës për Masakrën e Mejës – kërkohet të trajtohet me prioritet

ChatGPT mbush sot 3 vjeç

ChatGPT po u mundëson përdoruesve falas biseda tekstuale pa kufizim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën