TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla: Po të bashkoheshin PDK, LDK dhe AAK, Vetëvendosja do të ishte në opozitë

by Tëvë1
2 orë ago
5
A A
Kulla: Po të bashkoheshin PDK, LDK dhe AAK, Vetëvendosja do të ishte në opozitë

Eksperti i çështjeve politike, Ilir Kulla, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të qartë, por jo në përmasat që kishte synuar.

Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, të moderuar nga Mehmet Kalisi, Kulla tha se rezultati i zgjedhjeve e konfirmon VV-në si forcën kryesore politike në vend, megjithatë rënia e pjesëmarrjes në votime ka ndikuar që partia të mos arrijë objektivat e saj maksimale.

“Rezultati është i qartë. VV-ja është më shumë se dyfishi i PDK-së dhe gati trefishi i LDK-së, ndërsa disa herë më e madhe se AAK-ja. Fitorja e VV-së është e padiskutueshme, por bojkotimi i zgjedhjeve nga një pjesë e qytetarëve bëri që ajo të mos arrinte atë që pretendonte”, ka thënë Kulla.

Sipas tij, situata në Kuvendin e ardhshëm do ta detyrojë Vetëvendosjen të kërkojë bashkëpunim me partitë e tjera, veçanërisht për çështje që kërkojnë shumicë më të gjerë politike.

“VV-ja mund ta formojë qeverinë, por për çështje të rëndësishme, si zgjedhja e presidentit, do t’i duhet të ulet dhe të merret vesh me njërën nga partitë e tjera”, u shpreh ai.

Kulla tha se matematikisht opozita do të mund ta largonte Vetëvendosjen nga pushteti nëse do të bashkohej në një front të vetëm.

“Nëse PDK, LDK dhe AAK do të formonin një koalicion të përbashkët, sot Vetëvendosja do të ishte në opozitë dhe ato parti do të kishin mundësinë të qeverisnin. Megjithatë, problemi qëndron te sistemi dhe te marrëdhëniet politike mes tyre”, tha ai.

Sipas analistit, një bashkëpunim ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK-së do të ishte një nga opsionet më logjike pas zgjedhjeve.

“Me këtë rezultat, zoti Kurti duhet të merret vesh ose me PDK-në, sidomos duke pasur parasysh se është partia e dytë më e votuar. Një marrëveshje e tillë do të mund të siguronte edhe zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Kulla.

Ai paralajmëroi se vazhdimi i paqartësive politike mund të ndikojë në legjitimitetin e institucioneve në të ardhmen.

“Kurti është lideri i partisë së parë, por nuk përfaqëson 100 për qind të votuesve. Për mendimin tim, ai duhet të arrijë një marrëveshje me njërën nga partitë e tjera për të garantuar stabilitet institucional dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Kulla.

Tags: AAKIlir KullaLDKpdkVV
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e 7 qershorit – Numërohen afër 100 për qind e votave

Ja sa vota kanë marrë deri tani liderët e partive politike

Nga mesjava ndryshim i motit

Nga mesjava ndryshim i motit

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Kush do t’i formojë institucionet? Njohësit kërkojnë bashkëpunim politik

Kush do t’i formojë institucionet? Njohësit kërkojnë bashkëpunim politik

Emisioni “Info Nata” 08.06.2026

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Kush do t’i formojë institucionet? Njohësit kërkojnë bashkëpunim politik

Kush do t’i formojë institucionet? Njohësit kërkojnë bashkëpunim politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën