Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para të votave për kandidatët për deputetë, ku deri më tani janë numëruar mbi 4% të votave.
Sipas të dhënave të deritanishme, në Lëvizjen Vetëvendosje listën e kryeson Albin Kurti me 7,768 vota. Pas tij renditet Glauk Konjufca me 5,863 vota, ndërsa në vendin e tretë është Albulena Haxhiu me 3,156 vota. Në top pesëshen e VV-së hyjnë edhe Hekuran Murati me 3,154 vota dhe Donika Gërvalla me 2,586 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari deri më tani është Bedri Hamza me 3,570 vota. Pas tij renditet Përparim Gruda me 2,071 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri me 1,883 vota. Top pesëshen e PDK-së e plotësojnë Uran Ismaili me 1,807 vota dhe Elmi Reçica me 1,284 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës prin kandidatja për presidente Vjosa Osmani me 2,297 vota nga 115 kuti të numëruara. Pas saj renditet kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku me 2,137 vota. Më pas renditen Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Anton Quni.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani më së shumti vota ka Ardian Gjini me 778 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 694 vota. Në vendin e tretë është Daut Haradinaj me 525 vota, ndërsa Besnik Tahiri me 513 vota. Më pas renditen Bekë Berisha me 457 vota dhe Burim Ramadani.
Rezultatet mbeten preliminare, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
ëto janë rezultatet e para nga KQZ, pritet të ndryshojnë pas numërimit të plotë – klikoni këtu







