TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DnV: 19% e qendrave të votimit s’ofrojnë infrastrukturë për qasje të personave me aftësi të kufizuara

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Vendosja e kamerave gjatë zgjedhjeve në Kosovë – të mirat dhe mangësitë

Sot qytetarët e Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) po monitoron nga afër të gjithë procesin zgjedhor në vend.

DnV thekson se integriteti i zgjedhjeve varet nga respektimi i standardeve demokratike, administrimi profesional i procesit dhe garantimi i të drejtës së secilit qytetar për të votuar lirshëm dhe pa pengesa.

Për këtë qëllim, rrjeti i saj prej 500 vëzhguesish është i angazhuar në 500 vendvotime në mbarë Kosovën, të përzgjedhura sipas një mostre përfaqësuese. Ata po monitorojnë procesin nga hapja e vendvotimeve deri në përfundimin e numërimit të votave, duke raportuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në kohë reale.

DnV bëri të ditur se vëzhguesit po përcjellin respektimin e procedurave të votimit dhe numërimit, fshehtësinë e votës dhe qasjen e barabartë për të gjithë qytetarët, në përputhje me standardet ndërkombëtare të vëzhgimit të pavarur. Organizata thekson gjithashtu se në këto zgjedhje nuk ka misione ndërkombëtare vëzhguese.

Sipas të dhënave të saj, në Kosovë kanë të drejtë vote 1,959,962 qytetarë, ndërsa lista e votuesve është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025.

DnV ka inkurajuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre, duke kontribuar në një proces demokratik dhe të rregullt. Një thirrje e veçantë u është drejtuar edhe mbi 16 mijë votuesve që votojnë për herë të parë.

Sa i përket ecurisë së procesit, DnV raporton se shumica e vendvotimeve janë hapur me kohë, ndërsa vonesa janë shënuar në një përqindje të vogël për shkak të mungesës së komisionerëve dhe kabinave të votimit.

Po ashtu, sipas vëzhgimeve të tyre, në disa qendra janë evidentuar probleme me kamerat e vendvotimit, mungesë e grave komisionere, si dhe raste të mungesës së infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara, duke kufizuar qasjen e plotë në procesin zgjedhor.

DnV gjithashtu ka vërejtur raste të materialeve promovuese pranë qendrave të votimit, pavarësisht rregullave që ndalojnë vendosjen e tyre në afërsi të vendvotimeve. Në disa raste është raportuar edhe mungesë e zyrtarëve policorë në përputhje me parashikimet ligjore.

Sa i përket informimit të votuesve, DnV thekson se ende ekzistojnë mangësi në disa qendra, përfshirë mungesën e tavolinave ndihmëse dhe posterëve informues për mënyrën e votimit, ndonëse situata paraqitet më e përmirësuar krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Tags: DnVKQZTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Policia arreston një person në Merdare për pengim të detyrës zyrtare

Policia arreston një person në Merdare për pengim të detyrës zyrtare

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, sot seanca e radhës ndaj gjashtë të akuzuarve

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, sot seanca e radhës ndaj gjashtë të akuzuarve

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën