Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në orët e para të mëngjesit, në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen sot në Kosovë.
Radoniqi votoi në qendrën e votimit të vendosur në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, duke u bërë ndër zyrtarët e parë që morën pjesë në procesin zgjedhor.
Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të vazhdojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në mbrëmje.







