TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet kompetente.

Sipas Prokurorisë, hetimet e deritanishme tregojnë se të dyshuarit kanë vepruar në bashkëkryerje, duke përfituar nga gjendja e vështirë financiare e viktimës. Ata dyshohet se kanë vendosur kushte të padrejta huazimi dhe kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, dukshëm më të larta se huaja fillestare.

Nga të dhënat e hetimit rezulton se në shtator të vitit 2021 ishte lidhur një marrëveshje huaje në vlerë prej 50 mijë eurosh, e shoqëruar me kamata mujore dhe detyrime të rënda financiare për huamarrësin. Më pas, përmes kërkesave të vazhdueshme për pagesë dhe presioneve ndaj familjarëve të tij, është kërkuar kthimi i shumave shumë herë më të larta se borxhi fillestar.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar rreth 150 mijë euro, pa përfshirë shumën bazë të huasë.

Po ashtu, organi i akuzës ka njoftuar se po zhvillon hetime edhe ndaj një personi tjetër për veprën penale “Manipulimi me prova”, pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime që synonin pengimin ose vështirësimin e procesit penal dhe administrimin e drejtë të provave.

Duke vlerësuar seriozitetin e veprave penale, rrezikun e ndikimit te dëshmitarët, mundësinë e pengimit të procedurës dhe rrezikun e arratisjes, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.

Tags: FajdeprizrenProkuroria Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën