TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çka ndodhi në vandalizimin e obeliskut “I love Mitrovica” në veri

Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal, përfunduan sot nën pranga të policisë, pasi vandalizuan obeliskun “E dua Mitrovicën”. Pas intervistimit, të dyve iu shqiptua një gjobë për kundërvajtje.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
0 0
A A

Vendosja e mbishkrimit dhe largimi i atij që ishte paraprakisht me shkronja çirilicë, nuk ishte pritur mirë nga një pjesë e serbëve në Mitrovicë të Veriut.

Madje, me rikthimin në pushtet të Listës Serbe, Kuvendi komunal miratoi largimin e këtij obelisku.

E të premten, vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, vendosi ta vandalizoj këtë mbishkrim.

Iniciativës së Radojeviçit iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Veprimi solli intervenimin e Policisë, dhe Radojeviq bashkë me Nemanja Bishevac përfunduan të ndaluar në stacionin policor.

Arrestimi dhe intervistimi u përcoll nga afër nga akterë të Listës Serbe.

“Në vendin e ngjarjes, ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut me rreth  njëzetë (20) persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë “tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Pas rreth një ore, dyshja u lirua në procedurë të rregullt, duke iu shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Arrestimin e tij, Radojeviç, e konsideron të paligjshëm e të orkestruar nga Qeveria e Kosovës.

“Fatkeqësisht, ju e shihni që regjimi i Kurtit po përdor policinë për të mbrojtur vendimet e paligjshme dhe objektet e paligjshme. Siç ishte rasti disa ditë më parë me instalimin e tabelave që janë plotësisht në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e kuvendit lokal. Kështu është edhe kjo herë, ku qeveria lokale merr vendime, por niveli qendror i zbaton ato përmes shkopinjve, çizmeve dhe policisë. Lufta jonë vazhdon. Ne donim vetëm të dërgonim një mesazh politik, asgjë tjetër. Ata ishin të pasjellshëm dhe sigurisht që ne do të iniciojmë gjithçka në përputhje me ligjin dhe do të padisim ata që u sollën kundër ligjit”, tha Radojeviç.

Nga kryesuesi i Kuvendit, u tha se ka vendim komunal për heqjen e atij mbishkrimi dhe çdo veprim i tyre ishte i ligjshëm.

“Siç e keni parë, ne kemi marrë një vendim ligjor dhe legjitim për të hequr atë tabelë. Madje u punësua edhe një kompani përmes komunës. Absolutisht gjithçka është e pastër dhe ligjore”.

Pas incidentit, tek obelisku u pa prezencë e shtuar e policisë së Kosovës, të cilët po vëzhgonin terrenin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Arrestohet serbi që u premtonte përfitime qytetarëve, në këmbim të votës për Listën Serbe

Arrestohet serbi që u premtonte përfitime qytetarëve, në këmbim të votës për Listën Serbe

Dobërdolani nderon luftën për liri, inaugurohet Kulla e Lirisë

Dobërdolani nderon luftën për liri, inaugurohet Kulla e Lirisë

Kushtetuesja mbyll rastin e Kryeprokurorit, i hapet rruga për dekretim Blerim Isufajt

I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën