TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës?

by teve1
6 muaj ago
1
A A
A po ju shkakton moti dhimbje koke? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë

Dhimbjet e kokës janë një pjesë normale e jetës.

Madje edhe migrena është e përhapur në mesin e popullatës së përgjithshme

Njerëzit që kanë rregullisht dhimbje koke dhe migrenë, por ndihen mirë midis atyre episodeve, zakonisht nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar.

“Nëse dhimbja e kokës ndihet ndryshe nga zakonisht ose nëse është hera e parë që keni këtë lloj dhimbje koke, atëherë është e rëndësishme të shihni më nga afër atë që po ndodh”, u shpreh për HuffPost Jefferson Silberstein, profesor dhe drejtor i Qendrës Jefferson për Dhimbjen e Kokës në Philadelphia.

Ekspertë të tjerë ndanë mendimet e tyre se çfarë duhet konsideruar një dhimbje koke shqetësuese.

Dhimbje koke jashtëzakonisht e fortëDhimbja e kokës që është vërtet e fortë mund të jetë shenjë e një aneurizmi të trurit.

Gjatë një aneurizmi të trurit, enët e gjakut në tru fillojnë të fryhen për shkak të dobësisë në murin e enës.

Ndërsa gjaku vazhdon të grumbullohet, mund të çojë enën në rrjedhje ose këputje, duke shkaktuar një goditje në tru.

Dhimbje e re në kokë që është më e fortë në mëngjes

Disa njerëz mund të supozojnë se dhimbjet e kokës së papritur mund të jenë një shenjë e një tumori në tru, por zakonisht nuk ndodh kështu.

Dhimbjet e kokës të lidhura me tumoret shpesh lokalizohen në pjesën e trurit ku ndodh problemi.

Nëse keni dhimbje koke të lidhur me tumorin, mund të vëreni gjithashtu se dhimbja e kokës është e vazhdueshme dhe më e fortë në mëngjes.

Dhimbje koke së bashku me simptoma të tjera, si temperaturë

Dhimbja e kokës e shoqëruar me skuqje të lëkurës ose temperaturë, mund të jetë shenjë e një infeksioni viral.

Nëse keni dhimbje koke dhe simptoma të tjera, si ethe, temperaturë, gulçim, lodhje, humbje të shijes ose nuhatjes etj., mund të keni coronavirus.

Dhimbje koke që forcohet-dhe-lehtësohet kur ngriheni në këmbë ose përkeqësohet me kalimin e kohës

Këto lloje të dhimbjeve të kokës mund të tregojnë presion shumë të lartë ose të ulët në kokë.

Në mënyrë të ngjashme, nëse keni një dhimbje koke që përkeqësohet me kalimin e kohës, mund të jetë shenjë alarmi për një problem serioz.

Në përgjithësi, çdo dhimbje kronike nuk duhet të mbetet e patrajtuar, këshillon Anabel.

Dhimbje koke që shfaqen pas një moshe të caktuar

Nëse dikush është 50 vjeç ose më i vjetër dhe nuk ka pasur kurrë probleme me dhimbjet e kokës më parë, kjo mund të jetë diçka që quhet “arterit i qelizave gjigande”.

Kjo është kur arteriet rreth kokës inflamohen, duke çuar në probleme të shikimit, ndjeshmëri në zonën e kokës dhe dhimbje të nofullës përveç dhimbjeve të forta të kokës.

Nëse keni pasur dhimbje koke gjatë gjithë jetës, por tani vini re se papritur janë ndryshe, duhet të kërkoni konsultë dhe/ose ndihmë mjekësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

5 shenjat e hershme paralajmëruese të sulmeve në tru

5 shenjat e hershme paralajmëruese të sulmeve në tru

Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën