TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Në ditën botërore të mjedisit është mbajtur bashkëbisedimi mbi raportin “Hartëzimi dhe vlerësimi paraprak i shkallës dhe lokacionit të deponive ilegale të mbeturinave në Kosovë”, i organizuar nga EcoZ me mbështetjen e EULEX.

Gjatë diskutimit u trajtua gjendja e deponive ilegale në Kosovë, sfidat që paraqesin ato për mjedisin dhe nevoja për veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, tha se deponitë ilegale paraqesin një shqetësim serioz për mbarë vendin.

“Deponitë ilegale paraqesin një kërcenim serioz për shëndetin e qytetarëve për cilësinë e ujërave, tokës, ajrit dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe të mirëfilltë ekonomik. Të gjitha këto shpesh vijnë si rezultat i shkeljes së qëllimshme ose të aktiviteteve të organizuara që synojnë shmangien e dukurive ligjore për trajtimin e mbeturinave. Në këtë kontekst institucionet e sundimit ligjor kanë një rol vendimtar, aty kemi edhe ne rolin si kryeprokurori”, deklaroi Vuçetaj.

Ajo theksoi se mbrojtja e mjedisit kërkon angazhim të përbashkët dhe zbatim të ligjit nga institucionet përgjegjëse.

“Roli i kryeprokurorit të shtetit është i qartë që të siguroj qe çdo veprim qe përmban vepër penale ndaj krimit mjedisor të hetohet në mënyrë profesionale dhe që autorët të paraqiten dhe të ndihen përgjegjës para ligjit, krimet mjedisore nuk janë krime pa viktima dhe qytetarët janë viktima por edhe vet ambienti është viktimë qe nënkupton se qytetarët qe ekspozohen ndaj ndotjes së ujit, ajrit, tokës ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, megjithatë ndjekja e këtyre veprave nuk është gjithmonë e lehtë kërkohet jashtëzakonisht veprime të shpejta efektive, efikase, të qëndrueshme dhe me një sërë ekzaminimesh profesionale të cilat jo rrallë herë varen prej kryeprokurorit të shtetit”, tha ai.

Ndërsa, ekologia Linda Çavdarbasha, drejtoreshë për planifikim dhe zhvillim në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive të Mbeturinave të Kosovës, tha se gjendja e deponive në Kosovë është shqetësuese dhe nuk mund të anashkalohet.

Sipas saj, të gjitha institucionet duhet të angazhohen seriozisht që mbeturinat të mos përfundojnë gjithmonë në deponi.

Ajo shton se Kompania për Menaxhimin e Deponive menaxhon deponitë në Podujevë, Gjilan, Obiliq dhe Prizren, ndërsa në Ferizaj funksionon edhe stacioni i transferit të mbeturinave.

“Gjendja e deponive në Kosovë është shqetësuese dhe nuk mund të anashkalohet. Të gjitha institucionet duhet të punojnë seriozisht që mbeturinat të mos përfundojnë gjithmonë në deponi. Kosova është vend i vogël me nevojë për investime dhe progres, por ndryshimi duhet të nisë nga edukimi mjedisor në shkolla, si hallka e parë ku po ngecim. Kompania për Menaxhimin e Deponive menaxhon deponitë në Podujevë, Gjilan, Obiliq dhe Prizren, ndërsa në Ferizaj kemi edhe stacionin e transferit.”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën