TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

by teve1
4 muaj ago
3
A A
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për masakrën e Reçakut.

Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.

Prokuroria ka propozuar që në këtë gjykim të ftohen në cilësinë e dëshmitarëve- të dëmtuarve 52 persona.

Po ashtu, janë propozuar edhe të dëgjohen shtatë dëshmitarë të tjerë, në mesin e tyre ndërkombëtarët William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark, Helena Ranta- e cila ishte anëtare e ekipit të ekspertëve mjeko-ligjorë të Bashkimit Evropian në Prishtinë, të caktuar me kërkesë të OSBE-së, Richard Ciaglinski- oficer ndërlidhës gjatë misionit në Kosovë, John Crosland- kolonel britanik, Karl John Drewinwkiewicz- shefi i operacioneve të Misionit të Verifikimit të Kosovës.

Po ashtu, është propozuar të ftohet edhe eksperti mjeko-ligjor Flamur Blakaj.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori special Ilir Morina, është propozuar që gjatë procedurës së shqyrtimit të provave, të administrohen procesverbalet e deklaratave të dëshmitarëve- përfshirë edhe atë të William Walker e dhënë nga mundësia hetuese e veçantë.

Po ashtu, u propozua administrimi i raporteve policore dhe provave tjera materiale, përfshirë edhe raporte nga instituconet dhe organizatat ndërkombëtare të marra nga burime të hapura.

Sipas aktakuzës, u propozua që me rastin e shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Si dhe të obligohen të akuzuarit t’i kompensojnë të dëmtuarit në emër të kërkesës pasurore-juridike.

Prokuroria ka sqaruar veprimet e ndërmarra në këtë rast, derisa vlerëson se janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

Në aktakuzë është përshkruar në detaje gjendja faktike bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, provat materiale, publikimet në burime të hapura dhe provat e marra nga ICTY përkitazi me masakrën e Reçakut.

Përmes tyre, PSRK-ja thotë se vërtetohet dyshimi i bazuar se vepra penale është kryer dhe se 21 të akuzuarit janë kryerës të saj.

Aktakuza përshkruan edhe faktin se si dëshmitarët kanë identifikuar të akuzuarit dhe veprimet që janë kryer nga ata.

Ndërkaq, në fund të aktakuzës gjendet lista me emrat e 42 viktimave të kësaj masakre, si dhe lista tjetër me emrat e 32 viktimave të torturuara dhe malretuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Më pak se dy orë para skadimit të afatit për presidentin, Qeveria mban mbledhje dhe miraton disa vendime

Kurti pyetet nëse ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën të cilën e propozoi për presidente, kjo është përgjigjja

Kurti pyetet nëse ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën të cilën e propozoi për presidente, kjo është përgjigjja

Mustafa: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është për pazare politike – nuk mund të bëhet “ti mua presidentin, unë ty ligjin”

Mustafa: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është për pazare politike – nuk mund të bëhet “ti mua presidentin, unë ty ligjin”

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Kurti – opozitës: Ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon

Kurti thërret përsëri konferencë, kësaj radhe nga Kuvendi

Protestuesit hedhin mjete piroteknike, organizatorët bëjnë thirrje të mos sulmohet policia

Protestuesit hedhin mjete piroteknike, organizatorët bëjnë thirrje të mos sulmohet policia

Zulfaj: Nëse shkojmë në zgjedhje, rrezikojmë të humbim afër 90 milionë euro

Zulfaj: Nëse shkojmë në zgjedhje, rrezikojmë të humbim afër 90 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën