TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjesti reagon pas publikimit të pamjeve ku ai kërcënon me armë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Gjesti reagon pas publikimit të pamjeve ku ai kërcënon me armë

Pas publikimit të pamjeve ku këngëtari Gjesti shihet duke hyrë me armë në dorë dhe duke shkaktuar dëmtime në ambientet e shtëpisë muzikore “ONIMA”, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i vetë artistit.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Gjesti ka akuzuar kompaninë për manipulim të ngjarjes dhe për prerje të qëllimshme të videove, duke insistuar se ajo që është publikuar nuk e pasqyron tërësisht realitetin.

Ai e cilësoi publikimin e pamjeve si një “fushatë të re” për dëmtimin e imazhit të tij.

Ndërkohë, Gjesti u kërkoi falje shqiptarëve që mund të jenë shqetësuar nga videot, por theksoi se, sipas tij, pjesët kryesore të ngjarjes janë lënë jashtë.

Këngëtari ngriti pikëpyetje pse nuk janë publikuar momentet ku, siç pretendon ai, “arma i është drejtuar i pari”, vetëm pse po kërkonte paratë e fituara me mund.

Ai shtoi se në pamjet e publikuara shihet qartë se stafi i kompanisë qëndron i qetë, duke argumentuar se kjo – sipas tij – tregon se askush nuk ka qenë realisht i rrezikuar.

Përtej incidentit me armë, Gjesti ka hedhur edhe akuza të rënda financiare dhe ligjore ndaj pronarit të “ONIMA”, Erkand Shabani.

Ai pretendon se kompania i ka falsifikuar nënshkrimin dhe se ka përfituar ndër vite nga puna e tij, pa dijeninë e tij.

“Kompania dhe njeriu që përfituan nga djersa ime, që ma vodhën bukën e gojës dhe që më bënë të dal nga vetja”, shkruan ai në mesazhin e tij.

Në mbyllje të deklaratës, Gjesti theksoi se e pranon pjesën e tij të përgjegjësisë për veprimet e bëra dhe u shpreh i gatshëm të bartë pasojat ligjore.

Megjithatë, ai deklaroi se ka besim të plotë te shteti i Kosovës, Prokuroria dhe Gjykata, duke shtuar se tashmë kanë nisur hetime edhe ndaj personave të përfshirë nga kompania muzikore, të cilët – sipas tij – do të përballen me dënimin e merituar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hapen qendrat informuese për Sunny Hill në Prishtinë

​Hapen qendrat informuese për Sunny Hill në Prishtinë

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të veçantë

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të veçantë

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën