TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FMN dhe BQK diskutojnë rregullimin për kripto-asetet dhe paranë digjitale

by teve1
2 muaj ago
0
A A
FMN dhe BQK diskutojnë rregullimin për kripto-asetet dhe paranë digjitale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka hapur sot në Prishtinë punimet e Konferencës Rajonale për Kripto-asetet dhe Paranë Digjitale, me temën “Kornizat e politikave dhe rregullimit në një mjedis në ndryshim”.

Konferenca, e cila mbahet më 3 dhe 4 qershor, mbledh përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, guvernatorë dhe zyrtarë të bankave qendrore të rajonit, drejtues të institucioneve financiare, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të akademisë, sektorit financiar dhe ekspertë të financave digjitale.

Sipas njoftimit, ky organizim përkon me vizitën e parë në Kosovë të Tobias Adrian, kryekëshilltar financiar i FMN-së dhe drejtor i Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit, i cili do të marrë pjesë në disa sesione të agjendës dyditore.

Në hapje të konferencës, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, tha se zhvillimet e shpejta teknologjike, përfshirë kripto-asetet, format digjitale të parasë, financat e decentralizuara, inteligjencën artificiale dhe sistemet moderne të pagesave, po ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e sektorit financiar global.

Sipas tij, këto zhvillime janë bërë pjesë e agjendës strategjike të bankave qendrore, rregullatorëve dhe industrisë financiare, duke krijuar mundësi për rritjen e efikasitetit, gjithëpërfshirjes financiare, transparencës dhe uljen e kostove të shërbimeve.

Ismaili theksoi se transformimi digjital sjell edhe sfida për stabilitetin financiar, mbrojtjen e konsumatorëve, integritetin e tregjeve, parandalimin e pastrimit të parave dhe ruajtjen e besimit në sistem.

Ai tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë ekonomi të hapura, ndërlidhje financiare dhe flukse të rëndësishme të remitancave, financat digjitale paraqesin mundësi për avancimin e integrimit rajonal, modernizimin e shërbimeve dhe përafrimin me tregun financiar evropian.

Guvernatori veçoi progresin e Kosovës në modernizimin e infrastrukturës së pagesave, avancimin e pagesave të shpejta dhe procesin e integrimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro.

Ai shtoi se inovacioni financiar duhet të mbështetet në korniza të qarta, proporcionale dhe të bazuara në rrezik, të cilat mundësojnë zhvillimin e teknologjisë, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Në fjalimin kryesor, Tobias Adrian theksoi rëndësinë e ndërtimit të kornizave të qëndrueshme dhe të harmonizuara të politikave e rregullimit, për të adresuar mundësitë dhe rreziqet që sjell transformimi digjital i financave.

Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili foli për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, politikave ekonomike dhe krijimit të kushteve për zhvillim, inovacion dhe stabilitet makroekonomik.

Punimet e konferencës do të vijojnë me prezantime dhe diskutime nga bankat qendrore të rajonit, përfaqësues të FMN-së, sektori financiar dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në ditën e dytë parashihet takim me palët vendore të sektorit financiar, prezantimi i Raportit Global të Stabilitetit Financiar të FMN-së, si dhe një diskutim publik ndërmjet guvernatorit Ismaili dhe Tobias Adrian në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sulmohet me armë ekipi i KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kolona në disa pika kufitare, deri në 25 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

“Ditari”- 29.07.2026

“Ditari”- 29.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën