TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Auditorja e Përgjithshme: Rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi në institucione

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Auditorja e Përgjithshme: Rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi në institucione

Spanca ka thënë se rezultatet të auditimit kanë nxjerrë në pah se ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe kontrollit.

“Rezultatet tona të auditivit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe kontrollit. Parregullsitë janë të përhapura në cikël të ndryshëm transaksionesh dhe kategorish ekonomike të ndërlidhura me menaxhimin financiar të shpenzimeve, të hyrave, proceseve të prokurimit, subvencioneve, menaxhim të aseteve, menaxhim të personelit dhe fushave të tjera”, ka thënë ajo.

Spanca ka përmendur disa mangësitë e identifikuara, në fushën e prokurimit publik sipas saj gjetjet më të theksuara janë; përzgjedhja e Operatorit Ekonomik të pa përgjegjshëm, mangësitë në procesin e vlerësimit të ofertave, mangësi në procesin e menaxhimit të kontratave, nënshkrimi i kontratave në mungesë të buxhetit, etj.

Ndërsa në fushën e shpenzimeve, Spanca theksoi se janë evidentuar gjete kryesore si menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme, borxheve të vjetra, joefikasitetet në verifikimin e pronave komunale.

E në fushën e menaxhimit të personelit Spanca tha se janë gjetur parregullsi si, angazhimi i punonjësve me marrëveshje për shërbime të veçanta pa respektuar procedurat e prokurimit publik dhe kryesisht për punë dhe detyra të rregullta të organizatës.

Spanca përmendi edhe rastin e Kompensimin e punonjësve pa vijueshmëri në punë, rastin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës e Serbisë, për integrimin e ish-mbrojtjes civile, ku ajo tha se gjatë vitit 2021  kanë qenë të punësuar 199 punonjës në 7 ministri të cilët janë paguar në vlerë mbi 900 mijë euro pa vijuar punën fare, raporton teve1.info

Auditorja e Përgjithshme u shpreh se parregullsi janë gjetur edhe në fushën e subvencioneve, duke përmendur disa nga to.

“Mungesa e planit vjetor të mbështetjes financiare të OJQ-ve, mangësi në marrëveshjet e bashkëpunimit nëmes të komunës dhe Organizatave Joqeveritare, mangësi në procesin e vlerësimit të aplikacioneve për subvencione, subvencione pa thirrje publike”, tha ajo.

Spanca ka përmendur edhe humbjet e Telekomit të Kosovës, dhe fitimin që e kishte realizuar Termokos-i.

“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 miliopnë euro apo 66% të totalit të humbjeve, kurse fitimin më të madh e kishte realizuar Termokos në shumën prej 1,9 milionë euro apo rreth 49% nga totali i fitimit”, deklaroi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Ambasada britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe: Theksohet e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhje

Trajneri Artiga flet për Dakun

Trajneri Artiga flet për Dakun

Gruda pret të ftohet nga Gjermania për Botëror

Gruda pret të ftohet nga Gjermania për Botëror

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Rooney sërish vlerëson Xhakën

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund ta gjeni

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani takon homologun e saj zviceran në Samitin Botëror të Qeverisjes

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Nrecaj: Nëse nuk votohet asnjë kandidat i Listës Serbe, sërish mund të zgjidhet Nenad Rashiq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën