TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, gjykata lë në burg efektivin e policisë private

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, gjykata lë në burg efektivin e policisë private

Efektivi i policisë private, G. Biba, është lënë në burg pasi akuzohet për dhunë ndaj një protestuesi gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj në Zvërnec, ku banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, me gjyqtar Etien Isak, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 32-vjeçarit, shkruan RTSH.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata. Biba, banues në Durrës, dyshohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve paraprake, ai, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, A. G. dhe G. V., të cilët po ashtu janë proceduar penalisht, ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari gjatë protestës së banorëve të Zvërnecit dhe më pas e ka tërhequr me forcë drejt zonës së rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ngjarja mori vëmendje të gjerë publike pas publikimit të pamjeve filmike, ku Biba shfaqet duke tërhequr zvarrë shtetasin E. S. gjatë protestës së mbajtur më 30 maj në zonën e njohur si “Portonovë”.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për të verifikuar masat e marra dhe mënyrën e menaxhimit të tubimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Betoniera bie nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan, dyshohet për një të vdekur

Betoniera bie nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan, dyshohet për një të vdekur

Trumpi miraton marrëveshjen historike për energjinë bërthamore civile me Arabinë Saudite

Trumpi miraton marrëveshjen historike për energjinë bërthamore civile me Arabinë Saudite

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Kongresmeni amerikan Wilson: OSBE-ja nuk duhet t’ia besojë Beogradit organizimin e takimit vjetor 2027

Kongresmeni amerikan Wilson: OSBE-ja nuk duhet t’ia besojë Beogradit organizimin e takimit vjetor 2027

Historia e vrasësit të tmerrshëm serb që mori pjesë në vrasjen te lokali “Panda”

Rasti “Panda” rikthehet në fokus, rikthehen dyshimet për rolin e strukturave të sigurisë serbe

Klubi irlandez reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

Klubi irlandez reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

Betoniera bie nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan, dyshohet për një të vdekur

Betoniera bie nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan, dyshohet për një të vdekur

“Ditari” 22.07.2026

“Ditari” 22.07.2026

Ndalohen punimet në 6 kantiere ndërtimi në Fushë – Kosovë e Prishtinë

Ndalohen punimet në 6 kantiere ndërtimi në Fushë – Kosovë e Prishtinë

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Rama për shtëpinë në rrugën A: E ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Mesazhe mashtruese në emër të drejtorit të Policisë, apel për qytetarët të mos bien pre

Mesazhe mashtruese në emër të drejtorit të Policisë, apel për qytetarët të mos bien pre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën