TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mësuesi që ua ktheu grushtet policëve serbë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mësuesi që ua ktheu grushtet policëve serbë

Ditëlindjen e 73-të e festoi me nipa e mbesa. Por një datë tjetër të lindjes, Maliq Luzha nga Ferizaj, nuk do ta harrojë kurrë.

Ishte 24 marsi i vitit 1989, kur mësuesi, po kthehej në shtëpi nga demonstratat gjithëpopullore në Ferizaj.

Por, atij rrugën ia prenë 10 policë serbë.

Kjo pasi ky kishte rënë në sy të organeve serbe, shkak angazhimi në veprimtari të ndryshme kombëtare.

“Janë turrë ashtu si pernjehere, unë s’kam tentue me ikë, nuk e ndijsha veten fajtor…Incizimin e e ka ba një austriak, aty nuk është ajo pjesa sa kanë sjellë ata…”, thotë Maliq Luzha, ish-mësues nga Ferizaj.

Luzha tani 76 vjeçar, e duroi torturën fizike e pa mëshirë të forcave serbe. Por një gjë tjetër, ky nuk arriti ta duronte.

“Mu kanë dokë si kudra, i nxjerri dhomt e ma shajti nanën shqiptare, aty s’mujta mu duru….”, shtoi ai.

Pas kësaj ngjarje, ai u dërgua në stacionin policor në Ferizaj. Por, aty thotë se nuk u maltretua më.

“Na kanë qu në sallën e pritjes në katin e dytë, na kanë rujt me armë e kshtu, në natën e dytë apo të tretën me kanë marrë në pyetje, po fati që një inspektor I njohur ka intervenu…”, thotë ai.

Nga rrahja që ia bën 10 policët serbë, ish-mësuesi mori lëndime të shumta.

“Kam pas tri bri të thyme, një e kam pas të kputur krejt, edhe sot kam pasoja…”, thotë Luzha.

Por, tani kur kanë kaluar mbi 3 dekada nga kjo ngjarje, a pendohet Maliq Luzha, që ua ktheu grushtet policëve serbë?

“Jo, kam mujt me ju shmang, po nuk e kam ditë cka ndodh. I penduar s’jam..”, shtoi ai.

Para se të ndodhte ky rast, Luzha ishte paralajmëruar disa herë të mos dilte nga shtëpia.

Ndërsa shkaku i qëndrimeve kombëtare, sistemi jugosllav Maliq Luzhën e suspendoi edhe nga puna si mësimdhënës.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Nagavci: Kuvendi vendos për kandidaturat për president, përfshirë edhe emrin e Vjosa Osmanit

Kuvendi i Kosovës zgjedh anëtarët e Bordit të RTK-së

S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë Shtetërore

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën