TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tubime të LDK-së në Kaçanik dhe Han të Elezit, Abdixhiku: Investime të mëdha, gazi amerikan do të vijë nga Shkupi

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Tubime të LDK-së në Kaçanik dhe Han të Elezit, Abdixhiku: Investime të mëdha, gazi amerikan do të vijë nga Shkupi

Para qytetarëve të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku premtoi central me gaz amerikan, që do të vijë nga Shkupi dhe Hani i Elezit dhe Kaçaniku do të jenë përfituesit e parë.

Abdixhiku nga Kaçaniku tha se ky është zotim për investimet më të mëdha kapitale në vend.

Ai përmendi edhe premtimet e tjera.

“Me ministrinë e familjes do të bëjmë politika për qytetarët. Do të ndahen 200 euro në muaj për secilin të posalindur për 12 muaj. Pensionet do të dyfishohen nuk do të ketë më pak se 300 euro në mandatin tonë qeverisës. Do heqim TVSH-në për të gjitha produktet bazike, duke ulur çmimin për bukë, vaj, sheqer, të gjitha produktet bazike të shportës së konsumatorit. Për katër vitet e ardhshme, nën qeverisjen e LDK-së, çmimet e rrymës nuk do të rriten për asnjë cent. Do të rrisim pagat për sektorin publik, nuk do të ketë pagë pa koeficient 150, paga e mësuesit do të jetë 1000 euro në muaj. Polici, zjarrfikësit, mjekët nga 900 euro në muaj. Do të bëjmë investimet më të mëdha që ka pasur Kosova. Hani i Elezit dhe Kaçaniku do të jenë përfituesit e parë. Gaz amerikan, nga Shkupi në Elez Han, deri në Ferizaj: ky central me gaz do nisë nga Shkupi. Do të ndërtojmë spitalin e ri, QKUK-në e re, nga 40 minuta larg distancë qyteteve. Kemi paraparë mësimin tërëditor edhe në han të Elezit dhe Kaçanik”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani tha se Kosova meriton me shumë se një retorikë përçarëse dhe të dhunshme që po i servohet qytetarëve.

“Edhe Kaçaniku sikurse gjithë Kosova meriton shumë më shumë sesa retorikën përçarëse dhe të dhunshme, e cila është gjëja e vetme që po i servohet qytetarëve tanë nga të tjerët. Meritojnë një jetë të dinjitetshme, ku qytetari nuk duhet çdo ditë ta ketë mendjen tek papërballushmëria e çmimeve të ushqimit, rrymës dhe shërbimeve të tjera. Meritoni një shtet ku të ardhmen nuk e shihni jashtë Kosovës, por ne e duam ta ndërtojmë të ardhmen këtu. E ndiej fuqishëm vullnetin tuaj për të mbrojtur dhe përparuar Republikën tonë. Brenda LDK-së po forcohet besimi për ditën vendimtare, ku do dëshmojmë se sa herë rrezikohen themelet e shtetit tonë, ky popull di të bëjë dallimin”, tha Osmani.

Pas Kaçanikut, LDK-ja do të mbajë tubime edhe në Shtime dhe Fushë Kosovë.

Tags: fushate zgjedhoreLDKLumir AbdixhikuTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

Inspektorati i Punës për rastin në rrugën “A”: Po trajtohet me prioritet, herët të nxirren konstatime

Inspektorati i Punës për rastin në rrugën “A”: Po trajtohet me prioritet, herët të nxirren konstatime

Dyshimet për varrezë masive në Kalludër, Gërvalla kërkon të pritet fundi i procesit dhe mos të spekulohet

Dyshimet për varrezë masive në Kalludër, Gërvalla kërkon të pritet fundi i procesit dhe mos të spekulohet

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Mitaj në formacionin e Kupës në Arabinë Saudite

Al-Ittihad largon Mario Mitajn

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

Llapi transferon një mesfushor kroat

Llapi transferon një mesfushor kroat

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Inspektorati i Punës për rastin në rrugën “A”: Po trajtohet me prioritet, herët të nxirren konstatime

Inspektorati i Punës për rastin në rrugën “A”: Po trajtohet me prioritet, herët të nxirren konstatime

Dyshimet për varrezë masive në Kalludër, Gërvalla kërkon të pritet fundi i procesit dhe mos të spekulohet

Dyshimet për varrezë masive në Kalludër, Gërvalla kërkon të pritet fundi i procesit dhe mos të spekulohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën