Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar mërgimtarët që votojnë me postë në Francë se zarfet e votimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk duhet të dërgohen në adresën e ambasadës.
Në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook, theksohet se zarfet duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas udhëzimit, adresa e saktë është:
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Ndryshe, afati për votimin me postë ka filluar më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2026./teve1.info/







