TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gratë lidere shqiptare mblidhen në Prishtinë, kërkohet barazi më e madhe me burrat në vendimmarrje

by teve1
1 ditë ago
1
A A
Gratë lidere shqiptare mblidhen në Prishtinë, kërkohet barazi më e madhe me burrat në vendimmarrje

Prishtina u shndërrua të premten në qendër të një ngjarjeje të veçantë, duke bërë bashkë disa nga figurat më të spikatura femërore të trojeve shqiptare.

Ato morën pjesë në konferencën “Gratë shqiptare në politikë”, organizuar nga Komuna e Prishtinës, ku u diskutua për kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se femrat shqiptare kanë bartur përgjegjësi të mëdha në periudha sfiduese dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve demokratike kudo që kanë jetuar.

Sipas saj, një sistem demokratik nuk mund të konsiderohet i plotë pa pjesëmarrje të mirëfilltë në vendimmarrje, ndërsa asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nëse kontributi i gjysmës së popullsisë trajtohet si dytësor.

“Në çdo etapë të historisë sonë, gratë shqiptare kanë mbajtur përgjegjësi shumë më të mëdha sesa mirënjohja që u është dhënë atyre. Ato kanë mbajtur familjet në kohë të vështira, kanë mbrojtur dinjitetin njerëzor në kohët më të errëta dhe kanë forcuar komunitetet ku kanë jetuar duke kontribuar edhe në ndërtimin e institucioneve demokratike…..Diskutimi për lidershipin e grave është diskutim për vetë demokracinë. Demokracia nuk mund të jetë asnjëherë e plotë, nëse gratë janë të pranishme vetëm simbolikisht. Lidershipi nuk mund të jetë asnjëherë kuptimplotë, nëse grave u duhet vazhdimisht të mbrojnë të drejtën e tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Dhe shoqëritë tona nuk mund të ecin përpara, nëse zëri i grave trajtohet si dytësor në formësimin e së ardhmes. Imazhi i grave në politikë natyrisht që ka rëndësi sepse ai e formëson edhe vetë mundësinë”, u shpreh Osmani.

Ajo bëri thirrje për krijimin e një mjedisi ku vajzat dhe gratë të gëzojnë respekt e mundësi të barabarta, pa u përballur me sulme, frikësim apo dhunë në hapësirën digjitale.

Sipas saj, rruga evropiane e shqiptarëve lidhet ngushtë me respektimin e standardeve demokratike dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

“Ne duhet të ndërtojmë një ambient ku gratë dhe vajzat jo vetëm përfaqësohen, por edhe respektohen. Ku dallimi politik nuk shndërrohet në sulm personal. Ku dhuna digjitale dhe dezinformimi nuk normalizohen. Dhe ku vajzat e reja të cilat hyjnë në jetën publike, e dinë mirë se guximi i tyre do të përballet me mundësi të reja e jo me frikësim, sulme dhe linçim. E ardhmja jonë evropiane varet edhe nga kjo pjekuri demokratike. Sepse Evropa përveçse është përkatësi gjeografike për ne shqiptarët, në të njëjtën kohë është edhe përkushtim. Përkushtim ndaj vlerave dhe standardeve demokratike, ndaj përfshirjes, ndaj mundësive të barabarta dhe ndaj institucioneve të cilat përfaqësojnë pikërisht këto mundësi”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve Bashkiake të Shqipërisë, Alta Azizi-Haluci, e cilësoi konferencën si një thirrje për vetëdijesim dhe bashkim, duke vënë në pah rolin e gruas në ruajtjen e gjuhës, familjes dhe identitetit kombëtar.

“Ky është një kuvend ndërgjegjeje, një thirrje për bashkim, një kujtesë brezash. Është një betim i heshtur se gruaja shqiptare nuk do të mbetet në hije të historisë, por do të qëndrojë në qendër të saj dhe do të japë kontributin e vet në zhvillimin e fateve të kombit. Gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla, dhe falë punës së palodhur me të cilën kemi jetuar dhe vazhdojmë, ka ruajtur gjuhën në kohët më të errëta, ka mbajtur ndezur zjarrin e familjes. Historia jonë nuk është e shkruar vetëm me luftëra, me armë e qëndresë, ajo është ushqyer e mbajtur gjallë me durimin e nënave tona, mençurinë morale të grave dhe ëndrrat e vajzave shqiptare që kanë ditur të sfidojnë stuhitë e pamundura me dinjitet dhe me mirëkuptim”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi kontributin e grave shqiptare në qeverisje, ekonomi, diplomaci, arsim dhe sipërmarrje, duke theksuar se prania në institucione duhet të shoqërohet edhe me ndikim konkret në vendimmarrje.

“Gratë shqiptare po japin kontribut të jashtëzakonshëm në politik, qeverisje vendore, në ekonomi, diplomaci ,arsim dhe sipërmarrje. Ato po dëshmojnë çdo ditë se lidershipi modern ndërtohet mbi përgjegjësi, profesionalizëm, dialog dhe vizion afatgjatë. Megjithatë, mbetet ende shumë për të bërë. Përfaqësimi nuk duhet parë vetëm si statistikë por duhet të përkthehet në ndikim real në vendimmarrje në politika më gjithpërfshirëse dhe në institucione që reflektojnë potencialin e plotë dhe dinjitetin e shoqërisë sonë“, deklaroi ai

Në kuadër të konferencës “Gratë shqiptare në politikë” pritet të miratohet edhe Deklarata e Prishtinës 2026, e cila synon fuqizimin e rolit të tyre në qeverisje, rritjen e pranisë në institucione dhe avancimin e pjesëmarrjes në proceset ku merren vendime me rëndësi për zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.05.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.05.2026

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha nesër viziton Kosovën

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën