TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës, reagon “2A Group”

by teve1
2 orë ago
1
A A
Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës,  reagon “2A Group”

Kompania “2A Group” ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet gjyqësore që kanë të bëjnë me administrimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke ngritur akuza për atë që e cilëson si “anomali të paprecedentë ligjore” dhe cenim të procesit të rregullt gjyqësor.

Sipas kompanisë, vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë, i marrë ditët e fundit, ka sjellë një situatë të pazakontë në raport me një praktikë të mëparshme gjyqësore, duke krijuar, sipas tyre, paqartësi në trajtimin e çështjes.

Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

Ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, raporton Top Channel.

Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit.

Kompania “2A Group”, si rezultat i përplasjeve me kompaninë Mabco që lidhen me pretendimet për kuotat në kompaninë VIA, kërkon në Gjykatë përjashtimin e kësaj të fundit dhe, deri në daljen me një vendim për këtë kërkesë, bllokimin e të drejtës së votës së Mabcos.

Në reagim, kompania pretendon se në këto vendime është konfirmuar rreziku për një aset strategjik, në lidhje me pretendime për përfshirje të strukturave dhe detyrimeve “offshore”.

Ndërkohë, sipas “2A Group”, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën një vijim normal të praktikës gjyqësore, por një zhvillim që ngre pikëpyetje mbi konsistencën e vendimmarrjes.

Sipas saj, është e pashpjegueshme që një instancë e lartë të anashkalojë një volum të madh vendimesh të mëparshme dhe të disponojë ndryshe për një pjesë të veçantë të procesit.

Ndryshe, Gjykata e Lartë në Shqipëri i dha fund ngërçit të punimeve për aeroportin e Vlorës, duke zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. në administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA).

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë vendosi që të heqë çdo pengesë të krijuar për administrimin në terren të kantierit nga MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, që ka dhe shumicën e aksioneve pasi ky i fundit kërcënoi me arbitrazh qeverinë.

Vendimi thuhet se i jep fund absurdit që u krijua nga vendimet skandaloze të gjykatave, që për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy biznesmenëve i hoqën çdo të drejtë vote MABCO-s së Behgjet Pacollit, megjithëse ky mbante peshën kryesore të investimit.

Pritet që në ditët në vazhdim situata në kantierin e aeroportit të Vlorës të shkojë drejt normalizimit.

Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu-Kodra: Kurti ka hequr dorë nga qeverisja, Hamza i dëshmuar në qeverisje

Deliu: Synojmë të jemi në garë ta formojmë Qeverinë me ish-opozitën

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Sopjani kërkon hetim nga Prokuroria për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat e fluturimeve për mërgatën

Sopjani kërkon hetim nga Prokuroria për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat e fluturimeve për mërgatën

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme dhe të menjëhershme” ndaj Gazës

Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë mbi 70 për qind të territorit të Gazës

Deklarata e ministrit izraelit për “migrimin vullnetar” në Gaza ngjall akuza për spastrim etnik

Deklarata e ministrit izraelit për “migrimin vullnetar” në Gaza ngjall akuza për spastrim etnik

Sopjani kërkon hetim nga Prokuroria për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat e fluturimeve për mërgatën

Sopjani kërkon hetim nga Prokuroria për ndarjen e 2 milionë eurove për linjat e fluturimeve për mërgatën

Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë

Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë

“Këndi Debatit” 27.05.2026

“Këndi Debatit” 27.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën