Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri me inicialet S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 9 dhjetor 2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan–Prishtinë, i pandehuri ka poseduar bankënota të falsifikuara, të cilat dyshohet se ka tentuar t’i fusë në qarkullim, në vlerë totale prej 105 mijë eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka vërtetuar se të gjitha bankënotat e sekuestruara janë të falsifikuara./teve1.info/








