TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti jep detaje për krijimin e Xhandarmërisë: Do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së, njësi speciale për sigurinë e territorit

by TËVË 1
2 orë ago
1
A A
Kurti jep detaje për krijimin e Xhandarmërisë: Do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së, njësi speciale për sigurinë e territorit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja rreth krijimit Xhandarmerisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një nevojë të domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe përballjen me sfidat që sipas tij, vijnë nga Serbia.

Kurti deklaroi se struktura e Xhandarmërisë do të jetë moderne, e specializuar dhe e disiplinuar, me rol të ndërmjetëm mes Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas Kurtit, Xhandarmeria do të ketë mandat të qartë për sigurimin e vijës tokësore, ujore dhe ajrore në gjithë territorin e Kosovës, si dhe për operacione kundër grupeve terroriste, strukturave të armatosura dhe formacioneve paraushtarake.

Ai shtoi se kjo forcë do të angazhohet edhe në parandalimin e kontrabandës ndërkufitare me mallra dhe migrantë, si dhe në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se themelimi dhe funksionalizimi i Xhandarmerisë do të realizohet përmes një ligji të veçantë që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11-të.

“Me qëllim të adresimit të sfidave e vështirësive të mëdha e rreziqeve jo të vogla nga Serbia e përballja me to – themelimi i xhandarmerisë si strukturë e re e specializuar moderne dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës , e cila do të plotësojë boshllëkun ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ushtrisë, përkatësisht FSK-së. Xhandarmeria do të ketë një mandat të qartë, sigurimi i vijës tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura, përfshirë ato me karakter paraushtarak, parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare, si me mallra dhe migrantë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Themelimi dhe funksionalizim i xhandarmerisë do të bëhet me miratimin e ligjit të veçantë nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11-të”, deklaroi ai në konferencën për media. /teve1.info/

Tags: albin kurtiTeve1Xhandarmeria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Galatasaray në garë për Muriqin

Mallorca kërkon 18 milionë euro për Muriqin

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, lëndohet Hoti

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, lëndohet Hoti

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën