TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A telefonoi Granit Plava në emisionin televiziv?

Një telefonues i cili është prezantuar si Granit Plava në emisionin “N’krah t’djathtë” në Tëvë1, ka ngjallur reagime të shumta të vend. Për këtë ka reaguar sot Shërbimi Korrektues, duke thënë se personi në fjalë nuk ishte i dënuari me burgim të përjetshëm. Ndërsa Tëvë1, siguron shikuesit se ashtu sikurse në këtë rast, personat e tillë, nuk do ta kenë kurrë hapesirën e televizionit në dispozicion.

by tëvë1
2 muaj ago
2 1
A A

Emisioni nisi si çdo ditë tjetër.

Por, një telefonatë, zuri në befasi moderatoren e emisionit “N’krah t’djathtë” në Tëvë1.

Një telefonues pretendoi se po thërriste nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz.

Ky i fundit tha se ishte i dënuar me burgim të përjetshem, ndërsa emri i tij ishte Granit Plava.

Por, reagimi i gazetares Erdonita Hebibi, ishte i menjëhershëm.

Kjo telefonatë, zgjoi reagime të shumta në vend.

Disa komentues e lëvduan sjelljen profesionale të gazetares së Tëvë1.

E të tjerët, pyeten se si ka mundësi një i dënuar me burgim të përjetshëm, të kyçet drejtpërdrejtë në emisionet televizive.

Kjo thirrje e nxori me një reagim edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Sa i përket pretendimit për telefonatë në emisionin tuaj, koha e transmetimit nuk përkon me orarin e lejuar për telefonata. Telefonatat realizohen vetëm sipas rregullave dhe orareve të përcaktuara”, thuhet nga ShKK.

Tutje SHKK, tha se hapësirat monitorohen vazhdimisht nga stafi, por edhe përmes kamerave.

Ndërsa shtuan se biseduan edhe me vet Granit Plavën, i cili e mohoi telefonatën.

“I dënuari ka deklaruar se nuk ka pasur komunikime të tjera përveç telefonatave të rregullta me familjen, ndërsa sipas verifikimit, zëri në atë telefonatë nuk i përket personit në fjalë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Granit Plava dhe Naim Murseli u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndërsa Tëvë1, ashtu sikurse edhe në këtë rast, do të vazhdojë të mos u jep hapësirë personave, ndaj të cilëve është vërtetuar fajësia dhe për të cilët ka një aktgjykim të plotfuqishëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Kapet në Prishtinë i dënuari për vrasje në Shqipëri, kishte përdorur pesë identitete të ndryshme

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Istog

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën