TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas kritikave të vendimit të Qeverisë për subvencionimin e linjave ajrore për mërgatën.

Kuri ka thënë se një gjë të tillë e bëjnë shumica e shteve në rajon.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo mbështetje për mërgatën u bë e domosdoshme.

“Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit. Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka sqaruar se ndarja e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” mbulon periudhën deri në fund të muajit tetor, duke mohuar se një gjë e tillë është bërë për blerje votash.

“Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor. Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit”, ka sqaruar Kurti.

Qeveria në detyrë martën ka ndarë mjete buxhetore në shumë 2 milionë euro për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, “për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”.

Vendimi u kritikua nga opozita dhe analistët duke akzuar Qeverinë se me një veprim të tillë po synon “blerjen e votave”./teve1.info/

Tags: kurtiMergimtaretsubvencionimi i linjave ajroreTeve1votata
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

“Ditari” 27.05.2026

“Ditari” 27.05.2026

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Zelensky kërkon mbështetje shtesë nga SHBA për mbrojtjen ajrore

Zelensky kërkon mbështetje shtesë nga SHBA për mbrojtjen ajrore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën