Çmimet tavan të derivateve kanë pësuar ndryshime të lehta këtë të mërkurë, sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.58 euro për litër, duke shënuar rënie prej një centi krahasuar me ditën e kaluar.
Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar për të tretën ditë me radhë, me një maksimum prej 1.53 euro për litër.
Edhe çmimi i gazit ka pësuar ulje prej një centi. Nga 0.75 euro sa ishte të martën, sot një litër gaz mund të tregtohet deri në 0.74 euro./teve1.info/







