TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

by teve1
2 orë ago
3
A A
Osmani i përgjigjet akuzave: Kandidimi për presidente nuk është për përfitime personale

Ish-presidentja dhe kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, i është përgjigjur akuzave se kandidimi i saj për një mandat të dytë ka të bëjë me përfitime personale.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Osmani i ka cilësuar këto akuza si absurde, duke thënë se kandidimi i saj lidhet me vullnetin e qytetarëve dhe jo me interesa personale.

“Kjo është gjëja më absurde që mund ta thotë dikush, sepse personale do të ishte sikur unë ta kisha këtë synim për herë të parë. Unë ndihem komplet e përmbushur që i kam shërbyer Kosovës si kreu i shtetit. Pra, unë e kam përfunduar një mandat deri në fund dhe përgjatë këtij mandati i kam sjellë Republikës së Kosovës rezultate konkrete, jo vetvetes”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka përmendur arritjet gjatë mandatit të saj, duke përfshirë njohje të reja për Kosovën, forcimin e institucioneve dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Sipas saj, këto rezultate janë arritje të shtetit dhe jo përfitime personale.

Ajo ka shtuar se nëse këto do të ishin përfitime personale, nuk do të përdoreshin si arritje në fushata politike.

“Nga katër njohjet e reja, tek anëtarësimi si shtet themelues në një organizatë ndërkombëtare që është Bordi i Paqes, tek përfshirja e Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, tek fuqizimi i sistemit të mbrojtjes, e deri te shumë çështje të tjera që nuk diskutohen në baza ditore, si mbështetja e grupeve të margjinalizuara, mbështetja e fuqishme e grave dhe e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe shumë tema të tjera që i kemi shtyrë përpara dhe i kemi shndërruar në kauza jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Unë e kam përfaqësuar Kosovën me dinjitet, kam treguar storien e popullit të Kosovës kudo në botë dhe jam siguruar që nuk ka cep të botës që nuk e di për krimet e Serbisë. Jam ballafaquar me Vuçiqin dhe me çdo lider të Serbisë, publikisht, në takime dhe në samite ndërkombëtare, dhe kudo tjetër kam mbrojtur interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës. Nga një punë e tillë nuk ka përfitim personal; ka përfitim vetëm për Republikën e Kosovës. Madje, me këto që sapo i përmenda, që kanë qenë arritje të punës së ekipit të Presidencës, qeveria ka bërë fushatë në zgjedhjet e dhjetorit, si me njohjet ashtu edhe me anëtarësimin dhe shumë të tjera. Pra, sikur këto të mos ishin të arritura të Kosovës, por të miat personale, si është e mundur që ato janë përdorur në fushatë dhe janë prezantuar edhe para Parlamentit të Kosovës? Kjo është absurditeti më i madh. Kur nuk kanë argumente të vërteta, natyrisht që lëshohen vetëm në ofendime”, ka theksuar ajo.

Duke folur për procesin politik, Osmani ka thënë se nuk ka qenë pengesë për marrëveshje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se ka inkurajuar kompromis.

“Unë, absolutisht si Vjosa Osmani, nuk e kam me patjetër të zgjedhem presidente. Mendoj se Kosovës i duhet vazhdimësia e punëve të mira, dhe kjo ka qenë arsyeja e vetme pse kam kandiduar. Por nuk jam unë ajo që e kam ndaluar Vetëvendosjen të arrijë pajtim politik me partitë tjera për ndonjë emër tjetër. Ata kanë pasur mundësi edhe para 6 marsit, edhe pas 6 marsit, edhe pasi kam dalë unë nga zyra më 4 prill e deri më 28 prill. Kanë pasur mundësi dhe unë i kam inkurajuar edhe publikisht edhe privatisht që të gjejnë një kandidat apo kandidate që do të ishte e pranueshme për të gjithë. Pra, unë nuk kam faj që kanë dështuar të gjejnë kompromis dhe që nuk kanë dashur marrëveshje me të tjerët, duke ia refuzuar popullit 51 përqindëshin. Dhe nëse ka një njeri që nuk do të kontribuojë fare në krizat e ardhshme, ai do të jem pikërisht unë. Megjithatë, ne do të sigurohemi që Kosova të ketë një president të fuqishëm, siç e kërkon Kushtetuta, me vizion rugovist, që e vazhdon rrugën e një institucioni me integritet të fuqishëm, me aleanca të qëndrueshme dhe që e mban balancën demokratike në vendin tonë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përfunduar se vendimi i saj nuk lidhet me ambicie personale, por me kërkesën e qytetarëve për vazhdimësi në udhëheqjen e shtetit.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me emrin tim, por me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët, siç e dinë të gjithë, e kanë kërkuar edhe një mandat të dytë. Unë e kam dëgjuar atë zë, e kam dëgjuar zërin e qytetarëve të Kosovës dhe interesin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, në asnjë moment kjo nuk lidhet me ndonjë ambicie personale, sepse unë e kam përfunduar atë ambicie; pra është qesharake të thuhet se po kërkoj diçka që unë veçse e kam pasur dhe e kam përfunduar si mandat”, ka përfunduar Osmani./teve1.info/

Tags: kandidimpresidenteVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën