Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me rastin 21 e majit që kishte ndodhur në Komoran të Drenasit, në rrugën “Imer Alushani” ku kishin gjuajtur me armë në drejtim të veturës së një personi dhe goditur me mjet të fortë.
I dyshuari i dytë për këtë rast që Policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë” është arrestuar të hënën.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më 21 maj Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast, të cili i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishek







