TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj konfirmon mbështetjen për PDK-në dhe Bedri Hamzën në zgjedhje

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Limaj konfirmon mbështetjen për PDK-në dhe Bedri Hamzën në zgjedhje

Më parë, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Fatmir Limaj me NISMA Socialdemokrate do ta mbështesin PDK-në.

Për këtë ka reaguar vetë Limaj, ku tha se sot ka pritur në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se janë pajtuar për të nisur një bashkëpunim strategjik politik dhe elektoral.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim në selinë e NISMA Socialdemokrate kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Bedri Hamza.

Në një periudhë jo të lehtë për vendin, kur qytetarët me të drejtë presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika, besoj se është koha që forcat politike që ndajnë të njëjtat vlera shtetformuese të bashkëpunojnë për interesin e Kosovës.

Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë frymë, NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër z. Bedri Hamza, në këto zgjedhje.

Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Mbështetja për këtë bashkëpunim është edhe mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare, për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që sot padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke mbrojtur me dinjitet, krenari dhe vendosmëri luftën e drejtë të popullit tonë për liri.

Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe njerëz që interesin e qytetarëve dhe të shtetit e vendosin mbi çdo interes tjetër.

Besoj se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Kosovës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje stabile, funksionale dhe me vizion afatgjatë.

Tags: bedri hamzaFatmir LimajpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sulmohet me armë ekipi i KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kolona në disa pika kufitare, deri në 25 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

“Ditari”- 29.07.2026

“Ditari”- 29.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën