TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të zyrtarizohet zgjedhja e Ardian Gjini në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj mbajti një fjalim para delegatëve, duke folur për rrugëtimin e tij politik dhe për vazhdimin e angazhimit në shërbim të Kosovës dhe Aleancës.

Haradinaj konfirmoi se po ia dorëzon drejtimin e partisë Gjinit, për të cilin tha se gëzon besimin e plotë të strukturave të AAK-së.

“Sot, kryetar Ardian, unë dhe Aleanca besojmë tek ti. Besojmë që të jesh prijësi ynë, prijësi i Kosovës”, deklaroi ai para të pranishmëve.

Në fjalën e tij, Haradinaj rikujtoi angazhimin e tij nga lufta çlirimtare deri në jetën politike, duke theksuar se kontributi për vendin nuk ndalet me largimin nga posti drejtues.

“Shërbimi për Kosovën nuk përfundon kurrë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Gjini falënderoi Haradinajn për besimin dhe e cilësoi atë si një nga figurat më të rëndësishme politike në vend.

“Ramush Haradinaj është simbol i Kosovës, simbol i lirisë dhe i një politike të mençur që ka shënuar Kosovën për më shumë se 30 vjet”, tha Gjini.

Ai u shpreh i nderuar për përgjegjësinë e re në krye të AAK-së dhe falënderoi delegatët dhe anëtarësinë për mbështetjen, duke shtuar se historia politike e Haradinajt do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.

Kuvendi zgjedhor i AAK-së pritet të formalizojë zgjedhjen e Gjinit si kryetar i ri i partisë, si dhe kandidaturën e tij për të udhëhequr listën në zgjedhjet e ardhshme.

Tags: AAKardian gjinimbledhja e Këshillit të Përgjithshëmramush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Edhe Hannoveri marshon në mbështetje të çlirimtarëve: Për lirinë që na e sollën

Trump përmend Kosovën në OKB: Ndalëm konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Trump përmend Kosovën në OKB: Ndalëm konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Maqedonci në Slloveni rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonci në Slloveni rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për forcimin e pranisë ushtarake amerikane në ishull

Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për forcimin e pranisë ushtarake amerikane në ishull

Delegacioni kubanez largohet nga salla e Asamblesë ndërsa Trump e quan Kubën “shtet të dështuar”

Delegacioni kubanez largohet nga salla e Asamblesë ndërsa Trump e quan Kubën “shtet të dështuar”

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Edhe Hannoveri marshon në mbështetje të çlirimtarëve: Për lirinë që na e sollën

Trumpi thotë se pret marrëveshje me Iranin pas zgjedhjeve të nëntorit

Trumpi thotë se pret marrëveshje me Iranin pas zgjedhjeve të nëntorit

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

“Ditari”- 22.09.2026

“Ditari”- 22.09.2026

Trump në OKB: Lufta në Ukrainë do të përfundojë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit

Trump në OKB: Lufta në Ukrainë do të përfundojë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën