TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, e cila do të shërbejë për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet.

Platforma u prezantua nga drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se kjo paraqet një zgjidhje konkrete për një nga problemet më të mëdha në Prishtinë.

Retkoceri bëri të ditur se pas një aksioni 48-orësh , është arritur të pastrohen rreth 90 për qind e lokacioneve urbane nga mbeturinat vëllimore rreth kontejnerëve.

“Pas aksionit 48-orësh, i cili është realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me ndërmarrjet publike dhe operatorët e kontraktuar, kemi arritur të pastrojmë rreth 90% të lokacioneve urbane nga mbeturinat vëllimore rreth kontonierëve në zonën urbane në kryeqytet… Për një periudhë mbi dymujore, për shkak të mbylljes së deponisë për dërgimin e mbeturinave vëllimore-inerte nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, ofrimi i këtyre shërbimeve ka qenë i pamundur… Nga tani, qytetarët e Prishtinës mund të kërkojnë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre përmes platformës digjitale mbeturinat.com”, u shpreh Retkoceri.

Sipas tij, pas zyrtarizimit të koalicionit për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës dhe marrjes së mandatit si drejtor i Shërbimeve Publike, janë ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave vëllimore.

Ai prezantoi edhe mënyrën e funksionimit të platformës, duke shpjeguar se qytetarët duhet të hyjnë në platformën “mbeturinat.com”, të regjistrojnë të dhënat personale, adresën dhe numrin e telefonit, si dhe të ngarkojnë fotografinë e mbeturinave dhe faturës së mbeturinave.

“Mobilie të vjetra, frigorifer i prishur, vijmë i marrim ne”, është slogani i platformës së re.

Sipas tij, pas aplikimit, kërkesa i përcillet operatorit përgjegjës, i cili më pas organizon tërheqjen e mbeturinave direkt nga shtëpitë e qytetarëve.

Retkoceri theksoi se ky shërbim do të jetë falas për qytetarët dhe paraqet investim të drejtpërdrejtë në pastërtinë dhe dinjitetin e qytetit.

Përndryshe, gjoba për ata që hedhin këto mbeturina në vendet publike është 500 euro.

Tags: largimi i mbeturina vellimorembeturina.complatformePrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i shtetit të Kosovës

Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i shtetit të Kosovës

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

​“Pas zgjedhjeve do të bëhen bashkë prapë”, Haliti dyshon për marrëveshje Kurti-Osmani

​Haradinaj emocionon AAK-në me fjalimin e fundit si kryetar

​Haradinaj emocionon AAK-në me fjalimin e fundit si kryetar

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën