TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pikturat e nxënësve në Ferizaj kundër drogës në kuadër të projektit “errësira në dritë”

Në shkollën “Çesk Zadeja” në Ferizaj u mbajt një aktivitet vetëdijesues për nxënësit mbi pasojat e përdorimit të substancave narkotike, ku përmes pikturave dhe veprave artistike u paraqitën mesazhe kundër drogës në kuadër të projektit “Errësira në Dritë” të Policisë së Kosovës.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Mesazhet kundër drogës këtë herë nuk u thanë me fjalë, por me figura.

Në shkollën “Çesk Zadeja” në Ferizaj, nxënësit përdorën artin për të treguar pasojat që lënë substancat narkotike tek të rinjtë.

Përmes pikturave të realizuara nga vetë ata, u paraqit, varësia dhe përpjekja për të dalë nga errësira.

Mesazhi ishte i qartë që në hyrje.

(Çdo punim përcillte një mesazh të ndryshëm mbi pasojat e drogës.

“Përmes kësaj pikture kena desht me shpreh dhimbjen e një njeriut që mban personin tjetër i cili është i varur nga droga. Në këtë pikturë ka shumë dhimbje”, thotë Vlora Avdyli – nënëse në shkollën “Çesk Zadeja”

Përmes një tjetër punimi u paraqit edhe përpjekja për të dalë nga varësia.

“Ky është një pendores i drogave edhe është tu u përpiq që me dal prej zakonit të keq që ka, kjo simbolizon dritën që me ik prej errësirës”, thotë Kolos Gashi.

Ndërsa një tjetër pikturë simbolizonte anën më të errët të substancave narkotike.

“Me pikturën time kam dashtë me paraqit anën e errët të drogave ku e kom paraqit kokainën dhe duhanin dhe kafkën që simbolizon vdekjen”, tha Tuana Dashi

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Errësira në Dritë”, i iniciuar nga Policia e Kosovës.

“Projekti errësira në dritë ka pas qellim që me ketë projekt të njoftohen nxënësit e shkollave të mesme dhe të ulët mbi pasojat e përdoruesve të substancave narkotike. Me këtë projekt iniciuar nga policia dhe  realizuar nga policia sektoriale e stacionit policor Ferizaj ne mendojmë qe kemi pas një efekt pozitiv”, tha Nehat Suma- shef i stacionit policor në Ferizaj.

Nga drejtoria e shkollës, kjo formë e vetëdijesimit po vlerësohet si mënyrë më e afërt për të përcjellë mesazhe tek të rinjtë.

“Ne si shkollë jemi falënderues Policisë së Kosovës e cila ka ardh në shkollën tonë me një projekt të tillë vetdijues, normalisht që përzgjedhja e shkollës sonë ka qenë e duhur për shkak qe ne ketu krijojmë, pikturojmë edhe krejt e dimë që menyra ma e lehtë me u përcjell mesazhi është permes veprave artistike”, tha Prnvera Sylejmnai –drejtoresh e shkollës.

Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmime për punimet më të mira.

Ku Tuana Dashi mori vendin e parë me një mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Ndërsa pikturat e realizuara nga nxënësit do të ekspozohen edhe në nivel vendi.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Auto Draft

Kujtohen viktimat e Dubravës, familjarët njëzëri kërkojnë të bëhet më shumë

“InfoNata” 22.05.2026

“InfoNata” 22.05.2026

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Mustafa: PDK në pozitën më të disfavorshme momentalisht, fushata e Osmanit më shumë mllef sesa ofertë

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ç’thotë për Kosovën?

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

“Këndi i Debatit” 22.05.2026

Auto Draft

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

Auto Draft

Pikturat e nxënësve në Ferizaj kundër drogës në kuadër të projektit “errësira në dritë”

Auto Draft

Kujtohen viktimat e Dubravës, familjarët njëzëri kërkojnë të bëhet më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën