TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ka mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, për ta shpenzohen 7.8 milionë euro në muaj

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kosova ka mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, për ta shpenzohen 7.8 milionë euro në muaj

Nuk janë 60 mijë, siç është pretenduar qe shumë vite.

Ose, të paktën, nuk janë 60 mijë që marrin pensione.

Megjithatë, numri i veteranëve të luftës për të cilët shteti jep para, nuk është i vogël.

Ata vazhdojnë të jenë ndër kategoritë me numrin më të madh të përfituesve dhe me shpenzimet më të larta në kuadër të skemave të mirëqenies sociale për muajin prill 2026.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga skema e veteranëve kanë përfituar 39 mijë e 34 persona, ndërsa për pagesat e tyre janë shpenzuar mbi 7.8 milionë euro.

Ndërkohë, janë edhe tri kategori që kanë lidhje me luftën, e të cilët marrin pensione nga shteti.

Për pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë paguar për 1 mijë e 382 përfitues, me një vlerë prej 293 mijë e 88 eurosh, kurse pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë realizuar për 964 përfitues, në vlerë mbi 480 mijë euro.

Pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës janë paguar për 12 mijë e 432 përfitues, në vlerë mbi 3.7 milionë euro.

Megjithatë, kategoria me numrin më të madh të përfituesve mbetet Skema e Shtesave për Fëmijë, nga e cila kanë përfituar 405 mijë e 722 persona.

Por, këta nuk marrin më së shumti para nga shteti, pasi për ta janë shpenzuar mbi 14.7 milionë euro.

Kategoria me vlerën më të lartë të pagesave, 25.9 milionë euro, janë pensionet bazike të moshës me 164 mijë e 187 përfitues.

Pensionet tjera të moshës, ato kontribut paguese, kanë pasur 48 mijë e 76 përfitues, me pagesa prej mbi 11.7 milionë eurosh, ndërsa pensionet parciale kontribut paguese të moshës janë realizuar për 10 mijë e 836 persona, në vlerë mbi 2.3 milionë euro.

Nga pensionet e personave me aftësi të kufizuara kanë përfituar 21 mijë e 535 persona, me mbi 3.4 milionë euro të shpenzuara.

Ndërkaq, skema e ndihmës sociale ka pasur 15 mijë e 414 përfitues dhe pagesa në vlerë mbi 2.2 milionë euro.

Nga skema e kompensimit për punëtorët e arsimit për vitet 1990/91 deri 1998/99 kanë përfituar 15 mijë e 262 persona, me pagesa prej mbi 1.3 milion eurosh.

Skema për përkrahje financiare të familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara ka pasur 4 mijë e 314 përfitues, me mbi 647 mijë euro të shpenzuara.

Pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike janë realizuar për 3 mijë e 505 përfitues, me pagesa mbi 1.3 milion euro.

Skema e të verbërve ka pasur 1 mijë e 914 përfitues dhe mbi 522 mijë euro pagesa, pensionet familjare 2 mijë e 409 përfitues me mbi 366 mijë euro pagesa, ndërsa pensionet e Trepçës janë realizuar për 813 përfitues në vlerë mbi 124 mijë euro.

Numrin më të vogël të përfituesve e kanë pasur pensionet e invalidëve të punës, me vetëm 24 përfitues dhe 3 mijë e 600 euro të shpenzuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I lënduari në Istog në gjenjde jo stabile dhe politraumë e rëndë, Emergjenca jep detaje për rastin

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Bajraktari: Zbatimi i sanksioneve, mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë

Lirohen studentët shqiptarë të arrestuar në protestën në Shkup

“Shkupi përzien botën serbe me albanofobinë”, media bullgare: Mickoski zgjodhi rrugën e intrigave politike

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Gërvalla: Shërbimi Sprovues i Kosovës, komponent i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë

Bajraktari: Zbatimi i sanksioneve, mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë

Bajraktari: Zbatimi i sanksioneve, mënyra e vetme për të ndryshuar qasjen e punëdhënësve ndaj sigurisë në punë

Zbardhen rekomandimet e KE-së për Shqipërinë

Zbardhen rekomandimet e KE-së për Shqipërinë

Zeqiri: Nuk është e shëndetshme që pushteti të mbetet në duart e një partie të vetme

Zeqiri: Nuk është e shëndetshme që pushteti të mbetet në duart e një partie të vetme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën