Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se të gjithë aktivistët e huaj të rrëmbyer nga flotilja që shkonte në Gaza dhe të dërguar me forcë në Izrael tani janë deportuar, transmeton Al Jazeera.
Ndërkohë, grupi izraelit i të drejtave të njeriut Adalah, tha më parë se ekipi i saj ligjor po “monitoronte në mënyrë aktive procesin e tranzitit për të siguruar që të gjithë aktivistët të deportohen në mënyrë të sigurt dhe të plotë pa vonesa të mëtejshme”.
Lirimi i tyre vjen pas reagimeve të shumta nga liderë evropianë, pas postimit të videos nga ministri izraelit ku shihen aktivistët duke u keqtrajtuar në një paraburgim izraelit.
Pas publikimit të saj më shumë se 10 vende thirrën përfaqësuesit diplomatikë izraelitë për të shprehur qortimin e tyre.
Forcat izraelite sulmuan misionin e ndihmës në ujërat ndërkombëtare të hënën dhe arrestuan të gjithë aktivistët në bord.
Flotilja, që mbante 428 persona nga 44 vende, u nis të enjten e kaluar nga distrikti turk i Marmaris në një përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur në Rripin e Gazës që nga viti 2007.









