Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për tëvë1.info se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai./teve1.info/






