TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përqindje e vogël e shkollimit të nxënësve të komuniteteve

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Përqindje e vogël e shkollimit të nxënësve të komuniteteve

Gjatë vitit të rregullt shkollor, nxënësit e këtyre komuniteteve i vijojnë mësimet në disa komuna të Kosovës.

E njëra prej tyre është edhe Komuna e Obiliqit, e cila në bashkëpunim me OJQ-të, përveç shkollimit obligativ, ofron edhe mësim shtesë për nxënësit e komuniteteve.

Është organizata Ballkan Sunfloëer Kosova e cila organizon mësime ditore shtesë në Plemetin.

“Në qendrën tonë që e kemi Ballkan SunFloëers në Plemetin, ndjekin diku 60 fëmijë mësimin që është mësim plotësues- pra, nuk është i rregullt. Plani është i bazuar në kurrikulën e shkollës, ku mësojnë fëmijët me plan-programin e shkollës dhe aty i kemi pesë fusha: Gjuhën, Matematikën, sjelljen, shkencën dhe aktivitetet sportive”, tha Artan Asllani nga kjo organizatë.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Obiliqit thonë se nxënësit e komuniteteve për arsye të ndryshme nuk e vijojnë mësimin në shkollat e Obiliqit.

“Një është që vetë familja e tyre nuk është që në nivelin të edukuar që duhet me pasur një bindje të shëndoshë qe fëmija i tyre mund të jetë i barabartë me gjithë fëmijët e tjerë dhe tjetra arsye është që shumica pjesë e tyre dërmuese sikurse te femrat edhe te meshkujt martohen në moshën e re, dhe i faktor i tretë dominon që gjendja e tyre materiale nuk është e nivelit të duhur”, tha Sahit Zeqiri, drejtor i DKA-së.

Vijueshmëria e nxënësve të komuniteteve nëpër shkolla, shihet të jetë jo e madhe.

“Në Kosovë me mbi 84% e, komuniteteve rom, ashkali,egjiptian, e vijojnë shkollimin fillor në krahasim me 96% të komuniteteve të tjera,përderisa në shkollimin e mesëm të ulët 64% e fëmijëve të komuniteteve vazhdojnë ciklin e mesëm të ulët, mirëpo fatkeqësisht vetëm 59% e tyre e përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët”, tha Bajram Ilazi nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”.

Sipas kësaj organizate, Ministria e Arsimit nuk po bën mjaftueshëm për ta rritur numrin e këtyre nxënësve nëpër shkolla.

Javë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur takim me përfaqësuesit e komuniteteve, ku ka premtuar punësim dhe ndarje të bursave për nxënësit e të gjitha komuniteteve.

Raporti i gazetares Besiana Visoka.

Tags: Komunitetetshkollimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Në 21 komuna përmbyllet procesi i rinumërimit të votave

Osmani: Bordi i Paqes do t’i ndihmojë vendet të arrijnë paqen që e meritojnë

Osmani: Bordi i Paqes do t’i ndihmojë vendet të arrijnë paqen që e meritojnë

​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike

Vdes ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Menduh Brava

Enkel Rexhepi thirrje në gjykatë për vendosjen e flamurit shqiptar në KNSH

Enkel Rexhepi thirrje në gjykatë për vendosjen e flamurit shqiptar në KNSH

Aksioni në Prizren – Komisionerët e arrestuar dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet – 200 policë zhvilluan aksionin

Aksioni në Prizren – Komisionerët e arrestuar dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet – 200 policë zhvilluan aksionin

ZKA nis auditimin e efektivitetit të shërbimit të ngrohjes qendrore nga Termokosi

ZKA nis auditimin e efektivitetit të shërbimit të ngrohjes qendrore nga Termokosi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën