TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për arrestimin e shtatë serbëve në Gracanicë. Ai ka thënë se Beogradi qëndron prapa këtyre kërcënime e shantazheve të qytetarëve serb me një qëllim të vetëm, të votohet për Listën Serbe. Kurti tha se situata është e rëndë vitet e fundit. Deklarimet e Kurtit i mbështeti edhe ministri serb, Nenad Rashiq.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hedhur akuza në drejtim të Beogradit, se po kërcënon serbët e Kosovës në mënyrë që ata ta votojnë Listën Serbe.

Komentet Kurti i bëri kur u pyet për arrestimin e shtatë personave të Graçanicë, të cilët dyshohet se i kërcënuan serbët.

“Fjalët e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në mbledhjen e fundit të qeverisë mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet nga Beogradi për serbët e Kosovës për ta votuar Listën Serbe, duke përcjellë edhe rrjetet sociale të secilës figurë publike, secilit politikan serb që ka garuar qoftë një herë, me të vërtetë janë alarmuese. Këtë lloj terrori që po e bën Beogradi e kemi të dëshmuar nga ankesat e serbëve të Kosovës. Është fenomen që ka marrë përmasa të mëdha dhe të thella si asnjëherë më parë në këto vite sa jam kryeministër”, ka thënë Kurti.

E vet Nenad Rashiq, në një deklarim për Tëvë1, tregoi se Serbia madje po i detyron serbët e Kosovës që të organizojnë edhe protesta.

E këtë Kurti po e konsideron si një tendencë të Serbisë për të krijuar dualizëm shtetëror brenda Kosovës.

“Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj, përmes së cilave dëshiron të krijojë dualizma shtetërorë brenda territorit tonë sa i përket funksionimit të institucioneve, shërbimeve publike. Ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur. Republika jonë i ka pushtetet e ndara, ne jemi ekzekutivi, legjislativi nuk është funksional, por gjyqësori e prokuroria vendosin në mënyrë të pavarur. E kanë mbështetjen e plotë të qeverisë për ta mbrojtur sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij të plotë pa dallim. S’ka të bëjë me etninë e asnjë qytetari që ndalohet, kjo ka të bëjë me dyshimet mbi veprime e tyre”, ka thënë tutje Kurti.

E në këtë konferencë për media, Kurti u pyet edhe për çështjen e themelimit të xhandarmërisë.

Gjatë ditës së djeshme, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla nënshkroi themelimin e grupit punues, i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Politikanët nuk zgjidhen për t’u marrë me njëri-tjetrin, por me problemet e Kosovës

Mehmeti: Maqedonia e Veriut funksionon si Serbia e kohës së Millosheviqit por me më shumë “Rrahman Morina”

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Pas dy muajve hetime – kapet grupi i hajdutëve të Gjilanit

Ish-polici i Kosovës, Bojan Jevtiq e pranon se i shërbeu BIA-s serbe, dënohet me gjashtë vite burgim

I dënuari për spiunazh, ende pjesë e Policisë së Kosovës?

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Pas dy muajve hetime – kapet grupi i hajdutëve të Gjilanit

Ish-polici i Kosovës, Bojan Jevtiq e pranon se i shërbeu BIA-s serbe, dënohet me gjashtë vite burgim

I dënuari për spiunazh, ende pjesë e Policisë së Kosovës?

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Shtime një 30-vjeçar i kërkuar për vjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën