TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komunat paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Rregullores së Qeverisë për pranimin në shërbimin civil

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Komunat paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Rregullores së Qeverisë për pranimin në shërbimin civil

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka vendosur që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e Qeverisë për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civili për vlerësim të kushtetutshmërisë së saj.

Sipas AKK-së, komunat nuk do ta lejojnë cenimin e vetëqeverisjes lokale, ku sipas tyre, e drejta e vetëqeverisjes lokale është kategori kushtetuese dhe garantohet me Kushtetutën e vendit, ligjet në fuqi dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Komunat ushtrojnë kompetencat e tyre vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara përmes organeve përfaqësuese dhe në përputhje me parimet e decentralizimit dhe subsidiaritetit. Pushteti qendror ka të drejtë të ushtrojë vetëm kontrollin e ligjshmërisë ndaj akteve komunale, por jo të ndërhyjë në kompetencat kushtetuese dhe autonome të komunave. Çdo veprim që tejkalon këtë kufi përbën cenim të rendit kushtetues dhe të autonomisë lokale”.

“Në këtë frymë, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se Rregullorja e Qeverisë Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil përfaqëson ndërhyrje të drejtpërdrejtë në kompetencat e komunave, duke centralizuar procedurat e rekrutimit të stafit komunal dhe duke reduktuar autonominë funksionale të pushtetit lokal”, thuhet në njoftimin e AKK-së, transmeton KosovaPress.

Më tej, AKK-ja tha se një qasje e tillë e qeverisë bie ndesh me Kushtetutën e vendit, me parimin e subsidiaritetit dhe me standardet evropiane të qeverisjes lokale.

“Për këtë arsye, AKK-ja, përmes komunave, do ta dërgojë këtë Rregullore të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së saj, me qëllim mbrojtjen e autonomisë lokale dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Tags: AKKGjykata KushtetueseQeveriasherbimi civilTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga droga, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë

​Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga droga, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë

​Policia në Ferizaj ashpërson kontrollet, 30 motoçikleta konfiskohen brenda një jave

​Policia në Ferizaj ashpërson kontrollet, 30 motoçikleta konfiskohen brenda një jave

KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë të pezullojnë punën, shkak temperaturat e larta

KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë të pezullojnë punën, shkak temperaturat e larta

Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA

Të paktën 11 të vrarë në sulmet e dyta ruse në Kiev brenda një jave

Të paktën 11 të vrarë në sulmet e dyta ruse në Kiev brenda një jave

Neymar e përfundon aty ku e nisi me Brazilin, shpërthen në lot pas ndeshjes me Norvegjinë

Neymar e përfundon aty ku e nisi me Brazilin, shpërthen në lot pas ndeshjes me Norvegjinë

Anglia përballet me një valë të re të të nxehtit

Anglia përballet me një valë të re të të nxehtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën