Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të mbajë sot konferencë për media me rastin e shpalosjes së Pakos për Mbeturinat.
Aktiviteti do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 12:00.
Gjatë konferencës pritet të prezantohen masat dhe politikat e reja që kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e standardeve ekologjike në vend.
Përfaqësues të ministrisë do të flasin për objektivat kryesore të kësaj pakoje, sfidat aktuale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, si dhe hapat që do të ndërmerren për zbatimin e saj.







