Shkruan: Drin Xhafa
Vjosa Osmani ka qenë presidentja ma dinjitoze e Kosovës. Kombinimi me Albin Kurti ne drejtim të Kosovës është kërcënim i fortë i interesave antishqiptare dhe kundërshtarëve të padjallëzuar me interesa meskine.
Rizgjedhjen si presidente e kishte të pamundur me numra si pasojë e “idioteve të dobishëm, useful idiots” (termi “useful idiot” eshte term shkencor dhe jo fyes) që e çuan Kosovën në zgjedhje.
Strategjia që kuptoj është stisja e një armiqësie që e kontrollojnë mire të sipërpërmendurit e filluar rreth 1 vit më parë. Me i dhane besueshmërinë janë ba disa lëvizje të gabuara me pak dëme si kosto oportune.
Donika Gërvalla është futur në këtë mesele për me u duke si ngatërresë telenovelash. Kështu bahet më e besueshme për popullin e madje edhe për LDK që është në presion të jashtëzakonshëm të humbjes së numrave.
Ky presion do e beje të marrin hapa me detyrim e përcaktim për të zvogëlu dhe justifiku humbjen me 7 Qershor.
Vjosa do të bëhet presidente e propozuar nga LDK, do vazhdojnë punën dyshja si me te mirët dhe telenovela mbaron me me pak kosto për LVV Ldk do ankohet se Vjosa ia hodhi.
Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info











