TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim

Vlerësimi në dy periudha pritet të fillojnë nga shtatori i këtij viti, derisa paralelisht më këtë është duke u përpunuar udhëzimi administrativ për ditarët dhe materialet e tjera pedagogjike.

Rinor Qehaja nga Instituti Edguard, ka deklaruar për KosovaPress, se udhëzimi i ri administrativ, është në të mirën e nxënësve dhe se ndryshimi në dy periudha të vlerësimit, është një lehtësim brenda sistemit të arsimit para universitar.

“Ne gjykojmë se kalimi nga tri periudha të vlerësimit në dy, paraqet një vendim të mirë si rishikim i një politike dhe një reforme duke e ndërmarrë disa vite më parë po e cila ka munguar në analizë të mirëfilltë dhe në vlerësimin tonë ky ndryshim nga tri në dy periudha të vlerësimit, është kërkesë e vetë komunitetit të mësimdhënëseve por edhe e nxënësve. Është edhe një lehtësim tutje për brenda sistemit të arsimit para universitar”, ka thënë Qehaja.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur se udhëzimi administrativ ka qenë në dëgjim publik deri më 23 qershor të këtij viti, gjersa shton se MASHTI, planifikon që vlerësimi në dy përudha kohorë të fillojë nga shtatori i vitit 2022.

Përveç kësaj, Nagavci ka deklaruar se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi e kanë cilësuar si ngarkesë të panevojshme.

“Planifikimi është që të kemi vlerësim në dy periudha edhe të fillojë nga viti i ri shkollor, nga shtatori i vitit 2022. Natyrisht, paralelisht më këtë është duke u përpunuar në udhëzimin administrativ për ditarët edhe materialet e tjera pedagogjike, ndonëse në grup punues kanë punuar një numër i madh i personave, dukë përfshirë, përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit. Grupi do të shoh të gjithë komentet që janë marrë sa ka qenë në dëgjim publik, do të këtë edhe një punëtori ku do të shqyrtohen të gjitha komentet dhe shumë shpejt do të vendoset përfundimisht për udhëzimin administrativ dhe do të bëhet publik”, është shprehur Nagavci.

Ministrja e Arsimit tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve.

Ndërkohë, Rinor Qehaja thotë se duhet një rikonstruktim në tërësi të vlerësimit të brendshëm që të këtë një besueshmëri, pasi sipas tij, ka ende të meta sa i përketë vlerësimit të saktë.

“Duhet të kuptojmë se tri periudha të vlerësimit nuk është që bëjnë ndonjë dallim më të madh në cilësi të mësimdhënies, as që bëjnë ndonjë dallim në besueshmëri të vlerësimit të brendshëm, ato të meta vazhdojnë të jenë prezentë dhe nuk korrigjohen nga riformativi i frekuencës së vlerësimit. Është e rëndësishme që të kuptojmë që reforma e vërtete që do të sillte në impakt të drejtpërdrejt në cilësi të mësimdhënësit dhe mësimnxenies është ristrukturimi në tërësi të vlerësimit të brendshëm në shkollat tona dhe kjo përfshinë testet e standardizuara, të cilat do të na siguronin vlerësime të ngjashme, të besueshme dhe valide për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Shpresojmë shumë që ky udhëzim administrativ dhe ky riformativ i frekuencës së vlerësimit të jetë vetëm pikënisje e një reformë shumë më të thellë për vlerësimin e brendshëm në shkollat tona”, theksojë Qehaja./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj policit që lejoi hyrjen në Kosovë personit që e kishte të ndaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën