TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje të reja nga vetaksidenti në Dollc – Viktimë dhe katër të lënduarit nga e njëjta familje

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, në një vetaksident tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Dollc të Klinës. Që të gjithë të përfshirët janë nga një familje. E njëri nga të lënduarit, është në gjendje kritike.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
1 0
A A

Kjo rrugë mëngjesin e sotëm u kthye në tragjedi për një familje nga Peja.

Si shkak i një vetaksidenti, humbi jetën shoferi i veturës, ndërkaq gruaja bashkë me tre fëmijët mbetën të lënduar.

Shoferi i veturës dyshohet se humbi drejtimin mbi mjetin, duke rënë disa metra në këtë vendpunishte në Dollc të Klinës, pjesë e punimeve për rregullimin e rrugës.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, dyshimet janë se mungonte sinjalistika e nevojshme.

Këtë informacion janë duke e hetuar në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Në vendin e ngjarjes janë kryer gjitha ekzaminimet e nevojshme, dyshohet që është vetaksident, mirëpo prokurori i shtetit, ka autorizuar ekspertin e komunikacionit, ekspertin nga ministria përkatëse dhe inspektorin e kompanisë së kontraktuar që të dalin në vendin e ngjarjes që të përpilojnë raportin dhe të njejtat ti deponojnë në prokurori dhe varësisht nga raportet e fundit të këtyre eksperteve do të merren vendimet e nevojshme”, ka thënë Nikçi.

Gjatë pasdites, personat përgjegjës janë parë duke vendosur këto shenja të sinjalistikës, të cilat nuk dihet nëse mungonin në orët e para të mëngjesit kur ndodhi vetaksidenti fatal.

E një nga të lënduarit, për shkak të gjendjes kritike, tashmë është transferuar në Spitalin e Shkupit.

Fillimisht që të katër të lënduarit janë trajtuar në spitalin e Pejës.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në spitalin tonë janë pranuar katër persona të lënduar. Pas ofrimit të trajtimit mjekësor një person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa dy persona pas trajtimit janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile. Sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e spitalit të pejës.

Gjatë ditës në vendin e ngjarjes janë parë organet e rendit, pasi hetimet për shkaqet e këtij vetaksidenti po vazhdojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Kosova krenare që qëndron pranë aleatit të saj më të ngushtë

Dy persona humbin jetën në një aksident të rëndë në Obiliq

KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Amerika, ndër shtetet kryesore kontribuuese në Kosovë

KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Amerika, ndër shtetet kryesore kontribuuese në Kosovë

Korkiya: Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë, ato janë regjime autoritare që i bëjnë përshtypje Trumpit

​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

E marta me diell dhe vranësira

E shtuna me diell dhe vranësira të pjesshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën