Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është denoncuar nga nëna e vajzës të shtunën rreth mesnatës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe familja nuk kishte njohuri për vendndodhjen e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim.







